Thuajse çdo ditë, dhjetëra hipoteka po nxirren në shitje nga bankat komerciale në vend, pasi shumë kompani nuk po kanë mundësi financiare për t’i kthyer kreditë që i kanë marrë në këto banka. Ilir Tahiri, drejtor i Departamentit Ligjor ne “Raiffeisen Bank”, thotë se banka edhe gjatë vitit 2012, është duke zhvilluar procedura gjyqësore për realizimin e kërkesave të saj financiare. Tahiri thotë se nga që nga fillimi i vitit e deri tani banka ka shpallur rreth 40 ankande për shitjen e pronave të konfiskuara. Zyrtarë të kësaj banke nuk kanë dashur të japin të dhëna se sa është vlera totale e hipotekave që janë shitur. “Vlerën e saktë të këtyre patundshmërive do ta përcaktojë kërkesa e ofertuesve të mundshëm dhe vlera e ofertave që mund të pranohen gjatë procedurave të ankandit publik. Prandaj, tani për tani nuk mund të japim ndonjë vlerë të saktë lidhur me vlerën e pronave të cilat janë në procedurën e shitjes gjyqësore”, tha ai.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.