Deflacioni në Eurozonë mund të rëndohet edhe më tej. Risqet janë shtuar dukshëm: rënie pagash, inflacion nën objektiv, pritet që normat e interest të shkojnë më tej në territor negativ.
Paralajmërimi është dhënë nga ekonomisti i BQE-së, Peter Praet, duke u bazuar në të dhënat e fundit mbi ecurinë e pagave në rajonin me 19 vende.
“Rreziqet janë shtuar ndjeshëm. Në disa vende kemi vënë re sinjale për rënie të papritur të pagave. Por, ne jemi tërësisht të angazhuar për të shmangur deflacionin “, vijoi Praet.
Sipas Peter Praet, Banka ka dështuar në përmbushjen e objektivit të inflacionit dhe me shumë gjasa deri në fund të mandatit, dështimi nuk do të kthehet në sukses. Por, ai theksoi se BQE ka ende instrumenta për të ndërhyrë dhe vendimet e marra në muajin Mars nuk kanë hyrë ende në fuqi, kështu që mbetet për të vlerësuar efektin e tyre në vijim Ndër të tjera, ai shtoi se, normat e interesit mund të shkojnë edhe më tej në territor negativ.