Drejtoria e Tatimeve ka informuar të gjithë individët përfitues të ndihmës financiare sipas Paketave 1 dhe 2, të cilët ende nuk e kanë marrë masën e caktuar të përfitimit për shkak të plotësimit në mënyrë të pasaktë të të dhënave të llogarisë bankare (emër banke dhe/ose IBAN), që afati për korrigjim të të dhënave të llogarisë bankare shtyhet deri në datën 25 Shtator 2020.
Tatimet kanë ftuar individët përfitues, sipas listave bashkëngjitur këtij njoftimi, të verifikojnë të dhënat e tyre dhe të plotësojnë menjëherë informacionin e kërkuar të Formularit të të dhënave bankare, sipas linkut.
Pas dorëzimit të këtij Formulari do të vijohet menjëherë me kalimin në mënyrë automatike të masës së përfitimit.
Sipas dy listave të publikuar nga tatimet janë rreth 2300 individë që nuk kanë marrë akoma ndihmën për shkak të problemeve me llogaritë bankare.
Liste me individe qe nuk kane kryer korigjimin 02.09.2020
Lista paketa 1 me llogari me probleme 31.08.2020
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.