Për menaxherët, optimizmi mund të jetë një tipar i rëndësishëm që një punonjësit është mirë ta posëdojnë: Shefi me qëndrimin ‘mund-të-bëhet’ motivon të tjerët dhe i bën ata të ndjehen mirë. Por ka një anë negative gjithashtu. Një opinion tejet pozitiv në një projekt të vështirë mund të japë përshtypjen se ju mendoni se puna që pritet të kryhet është e lehtë dhe nuk kërkon ndonjë përpjekje të madhe.
Dhe, kur ju nuk ndiheni i shqetësuar rreth situatës apo e nuk i konsideroni problemet me të cilat po përballet ekipi juaj, kjo bën që të jenë të tjerët që shqetësohen rreth këtyre rreziqeve. Ju gjithashtu mund të përconi mesazhin se gabimet dhe deshtimet nuk janë një opsion për shkak se puna duhet të jetë një ‘lojë fëmijësh’.
Menaxherët e mençur e dinë fare mirë se gabimet në veprime janë të pashmangshme, dhe se dështimi është vetëm çmimi i krijimtarisë. Kështu që herën tjetër që ju dëshironi të pyesni ekipin tuaj, ‘Sa e vështirë mund të jetë?’ ri-konsideroni nëse jeni duke u treguar më shumë optimist nga duhet.