Na ndodh të gjithëve që nisim ditën me përtesën se si të fillojmë të merremi me detyrat tona të përditshme, përtaci e cila na zgjat thuajse për disa orë, tek e gjejmë veten të përhapemi në rrjete sociale, në arkivat tona, në gjithçka tjetër veçse punën që duhet të bëjmë.
Çfarë duhet të shmangim sipas ekspertëve:
- “Nuk e di nga t’ia nis”
Është një ndër shprehjet që duhet të shmangin në fillim të ditës së punës. Shpesh, kur ndodhemi përpara afateve për të dorëzuar diçka apo detyrave të vështira, na ndodh që s’dimë nga t’ia nisim, por që na ndikon negativisht në produktivitet.
- “Kam shumë shpërqendrime”
Hiqni dorë nga justifikimet. Zhurma, kënga, ftohti, vapa- janë shpërqëndrime për ju që të mos nisni punën por duhet të gjeni mënyrën se si të punoni, pavarësisht gjithçkaje.
3. “Nuk më pëlqen”
Ndonjëherë, përballemi me idenë që s’na pëlqen një detyre për të bërë, qoftë kjo e vështirë apo më e lehtë. Por, një thënie e tillë veçse na largon edhe më tepër nga projekti në fjalë, duke e bërë më të largët kohën e nisjes së tij.