Si të keni kontroll mbi stresin, përpara se ai të ketë kontroll të plotë mbi ju

12/12/2019 11:44 AM 0 komente

Të gjithë jemi pak e shumë pjesë e së njejtës varkë. Çdokush prej nesh duket se përballet pothuasje me të njejtat probleme dhe të gjithë janë gjithmonë në kërkim të një plani për të menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme stresin. Kjo është mënyra më e mirë për të luftuar stresin dhe për ta kontrolluar atë përpara se ai të këtë kontroll të plotë mbi ne.

Ja se si ta luftojmë atë nëpërmjet 5 këshillave të thjeshta:

1.      Fillimisht, kujdesuni për veten tuaj

Duke qenë të vetëdijshëm mbi faktin se pothuajse gjatë gjithë jetës sonë ne do të përballemi me sfida të ndryshme, atëherë ne duhet të përqendrohemi pikë së pari në kujdesin që duhet të tregojmë ndaj vetes sonë. Nëse ju nuk do të kujdeseni për veten tuaj, të jeni të sigurtë se ju nuk do të jeni në gjendje të menaxhoni sfidat (shumë prej të cilave mund të jenë shumë stresuese) me të cilat do të përballeni në momente të ndryshme. Merrni kohën që ju duhet për të organizuar mendimet tuaja, gjë kjo që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në largimin e ankthit që mund t’ju krijohet si pasojë e shumë gjërave që mund t’ju kalojnë në mendje njëkohësisht. Hani shëndetshëm dhe merruni sa më shumë të mundeni me aktivitet fizik.

2.      Mos e lini stresin të rritet brenda jush

Stresi është diçka e zakonshme, me të cilin përballemi pothuasje të gjithë gjatë jetës sonë. Por nëse ju e mbani atë brenda jush dhe nuk e shprehni, tensioni do të rritet gjithnjë e më shumë, deri sa të vijë një moment që ai të ketë kontroll të plotë mbi ju. Edhe pse stresi mund të luftohet në mënyra të ndryshme, këshillohet që ju të flisni me dikë, t’i shprehni dikujt shqëtësimin që keni, sepse një mendim i dytë mund t’ju vinte shumë në ndihmë.

3.      Mos e humbi sensin e humorit

Humori dhe e qeshura, janë ilaçi më i mirë ndaj stresit. Ju nuk duhet të merrni çdo situatë në mënyrën më të keqe të mundshme, por edhe në ato raste kur ajo është e tillë, ju duhet t’i gjeni asaj diçka të bukur mbi të cilën të bëni humor.

4.      Mendoni pozitivisht

Sillni ndërmend çdo gjë të mirë që keni. Mos lejoni që stresi i ditës, apo mbingarkesa në punë të ndikojë në mënyrën tuaj të të jetuarit. Shqetësohuni më pak për atë që e ardhmja ju ka rezervuar dhe gëzojuni atyre që keni në të tashmen.

5.      Meditimi ndihmon

Meditimi dhe joga do t’ju ndihmojë që të menaxhoni në mënyrën më të mirë të mundshme stresin që mund të keni.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of