Një degë lumi e sapozbuluar, e fshehur nën rërën e shkretëtirës dhe tokat bujqësore, besohet se është përdorur për të transportuar blloqe masive guri dhe materiale, në vendndodhjet e piramidave.
Shkencëtarët mendojnë, se mund të kenë zbuluar më në fund, misterin shekullor se si 31 piramida, përfshirë Piramidën e famshme të Gizës, u ndërtuan në Egjipt, më shumë se 4000 vite më parë.
Dhe jo, nuk ishte me ndihmën e jashtëtokësorëve.
Një zbulim novator, nga studiuesit e Universitetit të Karolinës së Veriut Wilmington, zbulon se këto mrekulli të lashta, ka të ngjarë të jenë ndërtuar përgjatë një dege, tashmë të zhdukur, të lumit Nil, të fshehur nën rërën e shkretëtirës dhe tokat bujqësore.
Për vite me radhë, arkeologët kanë spekuluar se egjiptianët e lashtë, përdorën një rrugë ujore, për të transportuar blloqe masive guri dhe materiale të tjera, të nevojshme për ndërtimin e piramidave.
Megjithatë, vendndodhja dhe natyra e saktë e kësaj rruge ujore, kish mbetur e panjohur deri më tani.
Dega “Ahramat” e sapozbuluar, e shtrirë përafërsisht 64 kilometra e gjatë, besohet se është “përdorur si një rrugë ujore transporti, për punëtorët dhe materialet e ndërtimit për te piramidat, thuhet në studim.
Sipas studimit, “tempuj të panumërt në Egjipt, nuk janë gjetur ende dhe, për rrjedhojë, mund të ndodhen ende nën fushat bujqësore dhe rërën e shkretëtirës, përgjatë bregut të lumit, të degës Ahramat”.
Mbeten të paqarta arsyet pse u tha apo u zhduk, kjo degë e lumit. Sipas studiueses Eman Ghoneim, ka shumë të ngjarë, një periudhë thatësire, shkaktoi që rëra të përfshihej në rajon, duke e mbushur lumin.
/ Shqip.al