Singapori u vlerësua qyteti më i shtrenjtë në botë, për të gjashtin vit radhazi, nga studimi i Njësisë së Inteligjencës i revistës ‘The Economist’ (The Economist Intelligence Unit), i ndjekur nga Parisi dhe Hong-Kongu. Në vend të katërt Zyrihu, i cili ndiqet nga Gjeneva, duke formuar kështu 5 qytetet më të shtrenjta në botë.
Nju Jorku dhe Los Anxhelosi kanë rikuperuar pozicione, në vendin e shtatë dhe të dhjetë, pas rënies në vendin e 13 dhe të 14 vitin e kaluar, për shkak të dobësimit të dollarit.
Sondazhi është bërë për t’u ardhur në ndihmë kompanive të llogarisin shpenzimet e jetesës dhe të krijojnë paketa kompensimi për emigrantët dhe udhëtarët e biznesit, shkruan ‘The Economist’.
Treshja e qyteteve që ndajnë vendin e parë janë 7 për qind më të shtrenjtë për të jetuar në New York, sipas EIU, e cila përpilon listën e saj nga një studim i 160 produkteve dhe shërbimeve në 93 vende.
Indeksi studion dhe merr në konsideratë koston e të mirave shtëpiake, veshjeve, ushqimit dhe transportit, por nuk përfshin koston e strehimit, element të cilin ekspertët e konsiderojnë të kushtueshëm dhe që mund të ndikojë në renditje.