Treguesi i besimit të biznesit në Slloveni u rrit ndjeshëm në korrik në atë që është vlera më e lartë që nga shtatori i vitit 2008, tregojnë të dhënat e rregulluara për sezon dhe ditë pune nga Zyra e Statistikave.
Treguesi i besimit të biznesit ishte në +1% në korrik, një pikë përqindje më lart nga muaji i mëparshëm dhe 15 pikë më lart nga viti në vit. Vlera është 4 pikë mbi mesataren afatgjatë.
Për shkak të pritshmërive optimiste për tre muajt e ardhshëm, treguesi i besimit në prodhim u rrit1 pikë nga muaji qershor, 12 pikë më lart nga korriku I 2013 dhe 10 pikë më lart mesatares afathkatë.
Treguesit në të gjitha sektorët e tjerë u rritënr në nivel mujor, ndërsa vetëm shitja me pakicë u përkeqësua nga viti në vit, dhe treguesi i shërbimeve ka rënë në krahasim me mesataren afatgjatë.
Treguesi për shitjet me pakicë u rrit 10 pikë nga muaji qershor dhe ra 2 pikë nga viti në vit, ndërsa ende qëndron 4 pikë mbi mesataren afatgjatë.
Treguesi i ndërtimit u rrit 1 pikë nga qershori dhe 15 pikë nga muaji korrik i vitit 2013, duke qëndruar 12 pikë mbi mesataren afatgjatë, raporton Sllovenia Times.