Janë publikuar të dhënat e para të sondazhit periodik BAROMETËR24 në News 24, i cili mbikëqyret statistikisht nga analisti shkencor, Eduard Zaloshnja.
Më poshtë vijojnë disa të dhëna teknike të sondazhit dhe mesazhet kryesore që mund të lexohen nga rezultatet e sondës së parë.
Tabela 1: A mendoni se gjendja ekonomike e familjes tuaj do të jetë më e mirë pas një viti?
Po Jo Nuk e di
49% 26% 25%
Mesazhi kryesor: Më pak se gjysma e konsumatorëve urbanë janë optimistë për të ardhmen e afërt ekonomike të familjeve të tyre. Shenjë që parathotë se konsumi nuk do të rritet ndjeshëm së afërmi (konsumi përbën rreth 70% të Produktit të Brendshëm Bruto)
Tabela 2: A mendoni se gjendja ekonomike e Shqipërisë do të jetë më e mirë pas një viti?
Po Jo Nuk e di
55% 28% 17%
Mesazhi kryesor: Jo të gjithë votuesit urbanë që votuan për mazhorancën aktuale kanë besim se rrotacioni i pushtetit do të ndikojnë për mirë në ekonominë e vendit.
Tabela 3: A mendoni se rendi po përmirësohet nën qeverisjen aktuale?
Po Jo Nuk e di
60% 21% 19%
Mesazhi kryesor: Vetëm 1 ndër 5 votues urbanë kanë bindjen se situata e rendit nuk po përmirësohet. Ndërkohë, 3 ndër 5 kanë bindjen se ajo po përmirësohet.
Tabela 4: A mendoni se Kryeministri Rama bëri mirë që publikoi fotot e ambjenteve të brendshme të institucioneve?
Po Jo Nuk e di
40% 41% 19%
Mesazhi kryesor: Vetëm 2/5 e votuesve aktivë urbanë dhe më pak se treçereku i atyre që votuan për koalicionin e majtë e kanë miratuar “fushatën e fotove” që zhvilloi Kryeministri Rama në dy javët e para të qeverisjes së tij.
Tabela 5: A mendoni se një pjesë e madhe e administratës shtetërore duhet rifreskuar?
Po Jo Nuk e di
66% 24% 10%
Mesazhi kryesor: Përveç zgjedhësve që kanë votuar për mazhorancën aktuale, edhe një pjese të zgjedhësve që votuan për koalicionin e djathtë u ka ardhur në majë të hundës nga administrata e vjetër.
Tabela 6: Opinioni për Kryeministrin Rama
Opinioni I butë I fortë Total
Pozitiv 20% 37% 57%
Negativ 7% 27% 34%
Asnjanës 9% – 9%
Mesazhi kryesor: Jo të gjithë ata që votuan për koalicionin e djathtë kanë opinion negativ për Ramën. Ndërkohë, jo të gjithë ata që votuan për PS-në kanë opinion të fortë pozitiv për të.
Tabela 7: Opinioni për ekipin ministror
Opinioni I butë I fortë Total
Pozitiv 31% 20% 51%
Negativ 10% 24% 34%
Asnjanës 15% – 15%
Mesazhi kryesor: Kuota pozitive për ekipin ministror (51%) është më e ulët se kuota që arriti mazhoranca aktuale në 23 qershor (58%) dhe ndjeshëm më poshtë se kuota pozitive që deklaroi Kryeministri Rama para 5 javësh (70%), bazuar në një sondazh të tij të brendshëm.
Tabela 8: Opinioni për grupin parlamentar PS
Opinioni I butë I fortë Total
Pozitiv 20% 27% 47%
Negativ 6% 30% 36%
Asnjanës 17% – 17%
Mesazhi kryesor: Kuota pozitive e Grupit Parlamentar të PS-së (47%) është më e lartë se kuota që arriti PS-ja në 23 qershor (42%). Ndërkohë, jo të gjithë ata që votuan për koalicionin e djathtë kanë opinion negativ për këtë grup parlamentar.
Tabela 9: Opinioni për Kryeopozitarin Basha
Opinioni I butë I fortë Total
Pozitiv 11% 30% 41%
Negativ 10% 34% 44%
Asnjanës 15% – 15%
Mesazhi kryesor: Opinioni pozitiv për Bashën shtrihet përtej PD, në të gjithë elektoratin e koalicionit të djathtë. Gjithashtu, kuota e tij pozitive ka mundësi të rritet përtej sinorit të këtij koalicioni (në territorin asnjanës 15%).
Tabela 10: Opinioni për grupin parlamentar PD
Opinioni I butë I fortë Total
Pozitiv 11% 18% 29%
Negativ 6% 45% 51%
Asnjanës 20% – 20%
Mesazhi kryesor: Kuota pozitive e Grupit Parlamentar të PD-së (29%) është edhe më e ulët se kuota që arriti PD-ja në 23 qershor (31%)
Tabela 11: Opinioni për Kryeparlamentarin Meta
Opinioni I butë I fortë Total
Pozitiv 32% 12% 44%
Negativ 10% 29% 39%
Asnjanës 17% – 17%
Mesazhi kryesor: Kuota pozitive e Metës (44%) është më shumë se katërfishi i kuotës që arriti LSI-ja në 23 qershor (10%). Ndërkohë, më pak se 2/5 e votuesve aktivë urbanë kanë opinion negativ për të.
Tabela 12: Opinioni për grupin parlamentar LSI
Opinioni I butë I fortë Total
Pozitiv 26% 11% 37%
Negativ 8% 31% 39%
Asnjanës 24% – 24%
Mesazhi kryesor: Pothuaj i njëjtë me atë të rezultatit të Metës, por kuota pozitive e Grupit Parlamentar të LSI-së është diçka më pak se katërfishi i kuotës që arriti LSI-ja në 23 qershor (10%).
KAMPIONI:
1. 1200 votues aktivë urbanë, të përzgjedhur ndër 2850 të kontaktuar me telefon fiks
2. Kampioni u balancua gjeografikisht, demografikisht, dhe politikisht
3. 96% e kampionit, pjesëmarrës në zgjedhjet e 23 qershorit; 4% pjesëmarrës në 2011 dhe/ose në 2009
4. I njëjti kampion do të rianketohet periodikisht në 4 vjetët e ardhshme
MAKSIMUMI I MARZHIT TË GABIMIT STATISTIKOR: Plus/Minus 2.8%.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.