Perspektiva mbi renditjen afat-gjatë mbetet negative, gjë që ende tregon potencialin për një rënie në pozicion nëse zvogëlohet mbështetja politike për axhendën aktuale të reformave, buxheti përkeqësohet dukshëm ose politikat në zonën e euros janë të paqëndrueshme në stabilizimin e kostove të financimit të vendit, thanë gjatë një deklarate të ditës së sotme analistët e S&P Marko Mrsnik dhe Frank Gill.
Renditja mbështetet nga një ekonomi e larmishme dhe e begatë si dhe zbatimi i reformave financiare, fiskale dhe strukturore të qeverisë, deklaruan analistët. Megjithatë, Spanja përballet me një borxh të lartë të jashtëm, si edhe me perspektivat e një rritje afat-mesme ‘relativisht’ të ulët dhe një treg tepër të fragmentuar të punës, tha S&P.
Komisioni Evropian parashikon se ‘barra’ e borxhit të Spanjës vitin e ardhshëm do të jetë mbi mesataren e euro-zonës, për herë të parë në historinë e monedhës së përbashkët. Renditur me 1-2 nivele mbi junk (status, renditje negative e kreditit të borxhit) nga S&P, Fitch Ratings dhe Investors Service e Moody si pasojë e një rëniejeje për të gjashtin vit radhazi, ekonomia e katërt më e madhe në rajonin e euros deri më tani ka mundur të shmangë një paketë të plotë shpëtimi.