Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë, madhësia e kostos së borxhit vlerësohet me notën maksimale të rrezikut që nga fundi i vitit 2012…
Gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2013, gjendja dhe ecuria e sektorit bankar dhe e sistemit financiar u paraqit e qëndrueshme, sipas raportit të stabilitetti financiar të Bankës së Shqipërisë, publikuar sot. Me gjithë rritjen më të ulët ekonomike, zhvillimet në kuadrin makroekonomik kanë mbështetur ecurinë e sistemit financiar. Kuadri makroekonomik është karakterizuar nga një luhatshmëri e ulët në kursin e këmbimit dhe presione të dobëta inflacioniste me gjithë lehtësimin e politikës monetare. Ndërkohë, kostoja e huamarrjes së qeverisë ka rënë në mënyrë të ndjeshme pavarësisht nga rritja e deficitit buxhetor dhe borxhit publik. Realizimi i marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar është një hap i rëndësishëm për të siguruar stabilitetin makroekonomik dhe për të stabilizuar pritshmëritë e agjentëve ekonomikë. Megjithatë, përshpejtimi i rritjes ekonomike merr rëndësi parësore për vendosjen e aktivitetit financiar në një prirje të qëndrueshme rritëse. Në tregjet financiare, vëllimi i tregtimit dhe numri i transaksioneve kanë qenë të qëndrueshme. Për sektorin bankar, treguesit e kapitalizimit dhe të likuiditetit të veprimtarisë ishin në nivele të kënaqshme, mbështetur edhe nga përmirësimi i rezultatit financiar neto. Vëllimi i aktivitetit bankar u zgjerua me ritme të ngadalësuara, teksa depozitat u rritën me ritme më të ngadalta dhe kreditimi u tkurr. Ritmi vjetor i rritjes së kredisë me probleme ka shënuar nivelin më të ulët që prej vitit 2008. Rreziku i kreditit përfaqëson sfidën më të rëndësishme të veprimtarisë së sektorit bankar, por madhësia e tij pritet të jetë më e kontrollueshme dhe të nisë një prirje rënëse graduale në të ardhmen afatshkurtër. Kjo pritshmëri lidhet me efektin e ndryshimeve ligjore dhe operacionale, që do të hyjnë në fuqi ose që do të gjejnë përdorim më efektiv gjatë vitit 2014. Këto ndryshime do ta përmirësojnë aftësinë e industrisë bankare për trajtimin sistematik të kredive me probleme. Ekspozimi i sektorit bankar ndaj rreziqeve të tregut dhe të likuiditetit mbetet i kufizuar.
Raporti i Bankës së Shqipërisë, që prej muajit mars 2012 dhe deri në fund të vitit 2013, industria bankare percepton dy dukuri si zhvillime me potencial të lartë rreziku: përkeqësimin e ekonomisë së brendshme dhe rritjen e borxhit publik.
Në rastin e “ekonomisë së brendshme”, qëndrueshmëria e kursit të këmbimit dhe niveli i ulët i inflacionit janë reflektuar në ruajtjen e një niveli pothuajse të pandryshuar rreziku pavarësisht nga thellimi i hendekut negativ të prodhimit. Për sa u përket “individëve”, rritja e ndjeshme enormës së papunësisë dhe pritshmëritë e dobëta për ecurinë e ekonomisë për pjesën e parë të vitit 2014 janë reflektuar në rritjen e rrezikut të tyre, ndaj një viti më parë, me gjithë përmirësimin relativ të cilësisë së kredisë në fund të 2013. Së fundi, për qeverinë, rritja e deficitit buxhetor dhe rënia e të ardhurave tatimore ndikon në rritjen e rrezikut në krahasim me një vit më parë. Megjithatë, ky ndikim zbutet nga zvogëlimi i konsiderueshëm i primit të rrezikut sovran, për shkak të rënies së normave të interesit të borxhit. Gjithsesi, brenda këtij dimensioni, madhësia e kostos së borxhit vlerësohet me notën maksimale të rrezikut që nga fundi i vitit 2012.
Rreziku vlerësohet i rritur për “bizneset”, për shkak të tkurrjes së kreditimit, përkeqësimit të mëtejshëm të cilësisë së tij dhe rënies së indeksit të vëllimit të prodhimit ndaj një viti më parë. Për sa u përket “individëve”, rritja e ndjeshme e Gjithashtu, rreziku i kreditit në sektorin bankar mbetet një shqetësim për industrinë bankare dhe Bankën e Shqipërisë, por pritshmëritë për vitin në vijim shfaqen më të mira.
Duke u nisur nga niveli aktual i kredive me probleme, rreziku për rritje të ndjeshme të raportit të kredive me probleme në të ardhmen e parashikueshme është i ulët. Madhësia e rrezikut të kreditit pritet të jetë më e kontrollueshme dhe të nisë një prirje rënëse graduale në të ardhmen afatshkurtër.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.