Shpallja e tenderit është bërë në dy paketa të veçanta – një për Greqinë dhe një për Shqipërinë. Sipas burimeve zyrtare të TAP dy kontratat mbulojnë shpërndarjen dhe instalimin e turbinave turbo me fuqi përafërsisht 15 Mega Ëatts, duke përfshirë edhe pajisjetndihmëse.
Knut Steinar Kvindesland, Drejtor i Prokurimit në TAP ka thënë: “Turbinat me gaz janë një pjesë integrale e nevojshme për ndërtimin e stacioneve të kompresorve. TAP ka ndjekur një proces rigoroz të parakualifikimit për ofertuesit të cilët janë ftuar në garë. Aftësia ofertuesve për të përmbushur standardet e larta TAP-it mbi shëndetin, sigurinë dhemjedisin dhe aftësinë për të demonstruar një politikë zero dëm, do të jenë kyçe në përzgjedhjen e ofertuesve. ”
Për informacion të mëtejshëm mbi procesin e prokurimit TAP-it dhe kontratat që ai planifikon për të dhënë, biznesët e interesuara mund të shikojnë në adresën e internetit: www.tap-ag.com/project-opportunities/for-companies
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.