Përmbushja vullnetare e tatimpaguesve është në nivelin më të lartë, prej 96.4 %, sipas informacioneve të fundit të ofruara nga Administrata Tatimore.
Sipas kësaj të fundit, niveli i përmbushjes në rang kombëtar për deklarimin në kohë të TVSH-së është përkatësisht 96.4%. Sa i përket, nivelit të përmbushjes në rang kombëtar për deklarimin e listëpagesave në kohë nga tatimpaguesi është 97 %.
Ndërsa, sipas një tjetër statistike të dhënë nga Tatimet, niveli i përmbushjes në rang kombëtar për pagesën në kohë të TVSH-së është 98.2 %.
Administrata Tatimore sjell në vëmendje të tatimpaguesve se përmbushja e këtyre detyrimeve Ligjore minimizon riskun e penalizimit.
Për Administratën Tatimore është me rendësi ndërgjegjësimi i tatimpaguesve për te rritur përmbushjen tatimore, si dhe për të ndërtuar një raport të bazuar te besimi dhe transparenca.
Ky informacion është pjesë e një Platforme Informimi për tatimpaguesit, e krijuar për herë të parë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, me mbështetjen edhe të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. 11 kategori tatimpaguesish marrin përmes saj informacionin bazë për ciklin e jetës së një biznesi.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.