Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u ka bërë thirrje bizneseve që btë denoncojnë çdo rast të përfshirjes së punonjësve tanë në sjellje korruptive apo jo etike dhe në shkelje të ligjeve tatimore, duke premtuar ruajtjen e anonimatit të denoncuesit.
Ajo pohon se integriteti i figurës së punonjësit të Administratës Tatimore është një sfidë e fortë dhe e vazhdueshme.
Reagimet, komentet, denoncimet e opinionit publik janë instrumentat shtesë me të cilat ne përpiqemi të vetëpërmirësohemi e të vetëkorigjohemi. Përmirësimi i imazhit dhe impakti i punës sonë në jetën e bizneseve, nëpërmjet respektimit të ligjit dhe trajtimit të barabartë është mision që përkufizon strategjinë tonë të punës.
Në vazhdën e kësaj përpjekje, për parandalimin dhe goditjen e rasteve korruptive brenda aparatit të administratës tatimore funksionon Drejtoria e Investigimit të Brendshëm (Antikorrupsion), e cila ndjek dhe adreson denoncimet e ndryshme të qytetarëve apo raporteve të auditit.
Përgjatë vitit 2018 (janar – dhjetor), DIBA ka verifikuar dhe investiguar 63 raste të denoncuara, nga të cilat:
- 28 Çështje janë regjistruar dhe investiguar;
- 3 Çështje janë referuar në Prokurori, ku janë përfshirë 7 inspektorë, referuar nenit 248 të Kodit Penal për “Shpërdorim Detyre”;
- 49 punonjës janë konstatuar me shkelje ligjore dhe janë referuar në Komisionin e Disiplinës:
- 35 raste të ardhura nga burime të ndryshme informacioni, janë verfikuar dhe investiguar, por nuk janë regjistruar si çështje, pasi nuk përmbajnë dhe nuk plotësojnë elementët e nevojshëm për procedim të mëtejshëm.
Ndërsa numri i rasteve të denoncuara gjatë vitit 2018(63 raste) është më i ulët se viti paraardhës (113 raste), rezultatet e gjetjeve kanë një peshë tjetër:
- Në vitin 2018 ka tre çështje të referuara në Prokurori, ndërsa vetëm 1 çështje në vitin 2017;
- 24 punonjës janë referuar në Komisionin e Disiplinës në 2017, ndërsa në 2018 janë referuar 49 punonjës të administratës;
Ne mbetemi të angazhuar për të përmirësuar standartet e shërbimit e të performancës, ndërsa e ftojmë publikun të bëhet pjesë e kësaj sfide duke denoncuar rastet e sjelljeve korruptive dhe abusive, që konstaton.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ju bën thirrje të denonconi çdo rast të përfshirjes së punonjësve tanë në sjellje korruptive apo jo etike dhe në shkelje të ligjeve tatimore.
– Në numrin e telefonit 0800 14 14 ( gjatë orarit zyrtar të punës (08:00 – 16:30, nga e Hëna në të Enjte, dhe 08.00-14:00 ditën e Premte)
– Në adresën e postës elektronike: [email protected]/
– Në numrin e vënë në dispozicion për foto dhe video në Ëhatsapp dhe Viber: +355 69 70 73 733
– Në rrjetin social facebook Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
Administrata tatimore garanton mbrojtjen e të dhënave të denoncuesit dhe ruajmë anonimatin e tij.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.