Në vijim të Aktit të Konstatimit të Institutit të Ndërtimit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, me Nr.55925 prot, datë 05.12.201 9, i cili mbas vlerësimit të të gjithë godinës 6-katëshe ku operon Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë, ka çertifikuar se objekti është i pabanueshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se:
- Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë do të vijojë punën e saj në përmbushjen e të gjitha detyrave funksionale, në ambjentet e Drejtorisë së Shërbimit të Tatimpaguesve, me adresë Rruga “Nikolla Lena” (përballë shkollës Sabahudin Gabrani), Tiranë.
- Të gjithë tatimpaguesit që administrohen nga DRT Tiranë, janë të lutur që për çdo komunikim të dorëzojnë kërkesat e tyre në kutinë postare që ndodhet në ambjentet e kësaj drejtorie, vend ku do të menaxhohen dhe do të ofrohen edhe shërbimet e të gjitha drejtorive të DRT Tiranë.
Menjëherë pas konstatimit paraprak të dëmit nga tërmeti i datës 26 nëntor, të gjitha shërbimet për tatimpaguesit janë ofruar pa ndërprerje në sportelet e shërbimit, në ambjentet e Drejtorisë së Shërbimit të Tatimpaguesit, Tiranë dhe do të vijojnë aty deri në një njoftim të dytë.
Administrata Tatimore falenderon tatimpaguesit për mirëkuptimin në këtë situatë të krijuar, duke ju siguruar se po bën çdo përpjekje të mundshme, për të adresuar një zgjidhje të qëndrueshme, në ofrimin e shërbimit në kushte optimale.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Ju lutem paga eluftes nuk na eshte dhene nji pjese eshoqeve tona ne pune emoren po ne pse nuk na e dhane te gjitha kemi qen ne shtepi ju lutem .
Pershendetje! Jam fituese e pages se luftes per fazen e pare, mirepo nuk e kam marre ende.Kam shkruar e maile po sme kthen njeri pergjigje.Rezulton qe ne llogarine time kur kam bere aplikimin kam shtuar nje shifer.Cfare duhet te bej, ku te drejtohem ju lutem. Ju lutem me ktheni nje pergjigje.
ploteso formularin 2 dhe nisje ne adresen qu thuhet aty
https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1379/trajtimi-i-ankesave-per-paketen-e-ndihmes-financiare-2-menyra-se-si-duhet-te-aplikoni
Pershendetje mund te ndimoni qe te shihni nese une jm ne listen qe shteti na ofron pages un kam punu ne nje lokal kamrjer dhe kam qen i siguru me dat 10 mars u mbyll puna sepse kjo gjendja qe ra u mbyllen gnith ne pergjithesi dhe un fola me pronarin qe jam me siguracion dhe perfitoj pages qe na ofron shteti ai me tha mua un biznesin e mbylla shko kerko bo cte duash sepse kam mbyll si biznes dhe nk do ta hap me dhe ju lutem me ndimoni sepse kam shku ne cdo lloj drejtorie nk me… Read more »
e vetmja menyre eshte qe punedhenesi te aplikoje ne sistemin e tij per ndihmen per punonjesit. Ti vete nuk ke si aplikon
fole me punedhenesin se ai nuk humb asgje