Tatimet udhëzojnë: Si të aplikoni për të përfituar ndihmën financiare

01/04/2020 2:57 PM 5 komente

Tatimet kanë publikuar një Udhëzues praktik për mënyrën e aplikimit për Përfitim të ndihmës financiare, apo të ashtuquajtur pagë e luftës prej 26 mijë lekësh.

Aplikimi kryhet nga subjektet të cilët plotësojnë kushtet sipas VKM 254 datë 27.03.2020, të cilët janë:

  • Gjate vitit 2019 të kenë realizuar të ardhura deri në 14 milionë lekë,
  • Të kenë ndërprerë aktivitetin në zbatim të Urdhrave të Ministrit së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), të dala për këtë qëllim, si dhe
  • Duhet të kenë përgjegjësi tatimore për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin ose tatimin mbi fitimin

Hapat që duhet të ndiqni për plotësimin e Formularit për përfitim të ndihmës financiare:

 

  1. Logohuni në llogarinë tuaj të deklarimit elektronik e-filing, duke vendosur Emrin e Perdoruesit dhe Fjalëkalimin

  1. Pozicionohuni në menunë Efiling Im, dhe zgjidhni nënmenu Çështjet e mia

3.Zgjidhni rubriken Krijo Çështje dhe klikoni mbi të:

  1. Në dritaren që do t’ju shfaqet në ekran zgjidhni Kërkesë për përfitim në ndihmës financiare

  1. Plotësoni periudhën për të cilën po aplikoni, në kutizën Periudha (duke filluar nga Prill 2020, e cila i referohet deklarimit për muajin mars, sipas Urdhrave të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale)

  1. Pas këtij hapi, ju shfaqet mesazhi që konfirmon se Çështja është krijuar me sukses:

  1. Në këtë moment duke klikuar në butonin Shfaq per ndryshim, ju mund të filloni me plotësimin e formularit:

  1. Formulari që do t’ju shfaqet në ekran do të ketë të paraplotësuar, të dhënat e përgjithshme të subjektit tuaj, emrat dhe ID e punonjësve që potencialisht do të jenë përfitues të ndihmës financiare, dhe ju duhet të plotësoni saktë, si të dhëna te detyrueshme për t’u plotësuar në bazë të VKM nr.254, datë 27.03.2020 :
  • Telefoni subjekti,
  • email subjekti,
  • IBAN të secilit individ përfitues
  • Telefonit dhe adresen email të secilit individ përfitues

 

Emrin e bankës, për secilin individ përfitues, ju mund ta zgjidhni nga lista që ju shfaqet duke klikuar mbi kutizën Banka

 

  1. Është shumë i rëndësishëm plotësimi i rubrikës së mëposhtme:

  • Nëse zgjidhni“Jam Dakort”, ju do të vijoni të dorëzoni listëpagesën për secilin muaj, në formën që aktualisht e dorëzoni atë. Afati i deklarimit dhe pagesës së kontributeve shoqërore dhe TAP nuk ndryshojnë.
  • Nëse zgjidhni “Nuk jam dakort”, ju do të keni mundësi të deklaroni listëpagesën “Pa aktivitet” për periudhat në vijim, pa i larguar punonjësit me Formular E-sig/027. Afati i deklarimit të listëpagsesës nuk ndryshon.

Kujdes:

  1. Formulari nuk mund të dorëzohet nëse nuk është plotësuar secila prej kutizave të detyrueshme të përmendura më lart.
  2. Formulari nuk mund të ruhet për rishikim, pra plotësimi i tij duhet të kryhet për të gjithë punonjësit dhe më pas të dorëzohet

 

KUSH PERFITON

Në bazë të VKM nr.254 datë 27.03.2020 “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës së përfitimit të ndihmës financiare për të punësuarit në subjektet e biznesit me të ardhura vjetore deri 14 milionë lekë,  ndihmës ekonomike  e të pagesës të së ardhurës nga papunësia gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore të shpallur si pasojë e COVID-19”, subjektet tatipampagues të cilët do të aplikojnë për përfitim të ndihmës financiare, duhet që:

  • Për vitin 2019 të kenë realizuar të ardhura deri në 14 milionë lekë,
  • Të kenë ndërprerë aktivitetin në zbatim të Urdhrave të Ministrit së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), të dala për këtë qëllim,
  • Duhet të kenë përgjegjësi tatimore për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin ose tatimin mbi fitimin

Për të dorëzuar formularin “Kërkesë për përfitim të ndihmës financiare”, çdo tatimpagues që plotëson kriteret e mësipërme, duhet të aplikojë nëpërmjet llogarisë së deklarimit elektronik, në e-filing, duke filluar nga data 1 Prill e në vijim.

Udhëzuesi praktik mbi mënyrën e aplikimit dhe plotësimit të këtij Formulari (bashkëngjitur këtij njoftimi) sqaron hapat që duhet të ndiqen për plotësimin në mënyrë korrekte të tij.

  • Individet, me status i vetëpunësuar, përfitues sipas VKM-së Nr.254, date 27. 03.2020, në plotësimin e Formularit për përfitimin e ndihmës financiare, nëse nuk disponojnë një llogari personale, mund të përdorin të dhënat e llogarisë bankare të hapur për qellim të biznesit. Nëse nuk e disponojnë një llogari biznesi, do të duhet të paraqiten pranë një prej bankave të niveli të dytë, për të bërë të mundur hapjen e një llogarie bankare personale apo biznesi.
  • Individët përfitues (punonjësit e papaguar të familjes të personit fizik tregtar; të punësuarit në personat fizikë tregtarë; të punësuarit në personat juridikë), të cilët nuk disponojnë një llogari bankare aktive, duhet të paraqiten pranë një prej bankave të nivelit të dytë që operojnë në vendin tonë, për të bërë të mundur hapjen e një llogarie bankare.

Kujdes: Të dhënat e llogarisë bankare, bëjnë pjesë në të dhënat e detyrueshme për t’u plotësuar në Formularin e përfitimit të ndihmës financiare

Ato duhet të disponohen nga individët përfitues dhe duhet t’i vihen në dispozicion subjektit, përpara kryerjes së aplikimit elektronikisht në llogarinë e deklarimit elektronik.

 

  • Subjektet me status i vetëpunësur, të cilët mund të jenë nën masa të mbledhjes me forcë të detyrimeve tatimore (bllokim llogarie bankare), duhet të hapin një llogari personale bankare, (e cila nuk mund të përdoret për qëllime te tjera), për të bërë të mundur përfitimin e ndihmës financiare.

 

  • Subjektet që do të plotësojnë kërkesën, duhet të sigurohen që të plotësojnë të dhënat e sakta të individëve pëfitues, ku IBAN i llogarisë bankare është e dhënë shumë e rëndësishme.

 

Plotësimi i pasaktë i kësaj të dhëne, bllokon procesin e kalimit të pagesës nga Thesari, edhe për përfituesit e tjerë, pjesë e të njëjtit Formular.

5
Komente

avatar
3 Comment threads
2 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
4 Comment authors
TNTAnonymousOrnelaAnonymous Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest most voted
Notify of
TNT
Guest
TNT

a di ndokush si te rregjistrohem ne e filling ?? sepse kta ja fusin kot me sa po kuptoj … jam rregjistruar edhe u pranua “rrigjistrimi u krye me sukses”
ndersa pak min me von u mundova per te login nuk jan te sakta thot ….
nese dikush di ndonje info tme ndihmoj sepse ai kryelarti i faqes qe ka krijur nuk ka len as nderhyrje si psh forget password …. a ku di une

Anonymous
Guest
Anonymous

Po keto qe kane nje pagë pensioni me aftesi te kufizuar , A perfitojn nga kjo gje ?!

Anonymous
Guest
Anonymous

Nëse zgjedh “Nuk jam dakort”, dhe e deklaroj listëpagesën “Pa aktivitet” për periudhat në vijim, e përfitoj pagën minimale apo jo? Të paktën mos paguajmë dhe sigurime për 2-3 muaj.

Ornela
Editor

Shkruani të chat i tatimeve,sepse është një individ në dispozicion (e gjen te faqja e tatimeve ne fund, live chat)