Janë të shumtë ata persona që kur shkojnë në punë nuk e bëjnë me dëshirë por sepse duhet dhe vetëm kur vjen dita e premte, mund t’i shohësh të buzëqeshur.
Këta persona me siguri nuk e pëlqejnë atë çka po bëjnë, nuk ndihen mirë, mbase disa shkojnë deri aty sa ta urrejnë punën që bëjnë.
Në mënyrë të tillë që edhe ju të mos arrini në atë pikë ku vetëm largimi nga puna mund të ishte zgjidhja e vetme, ju këshillojmë të lexoni këshillat e mëposhtme të cilat mund t’ju ndihmojnë që ta rivlerësoni sërish punën tuaj:
- Jepni ndihmën tuaj edhe në sektorët e tjerë
Nëse ju ndihmoni kolegët tuaj në sektorë të tjerë, do të merrni vesh projekte të tjera të cilat janë jashtë planeve tuaja të rutinës ditore. Dhe të merreni me punë të ndryshme, mund t’ju ndihmojnë që ju të fitoni sërish interesin e humbur. Përveç kësaj, të tjerët do t’ju shikojnë si një koleg tek i cili e dinë që mund të mbështeten në rast nevoje.
- Bëhuni ekspert në atë çka pëlqeni më shumë
Kur doja të gjeja arsyen kryesore të punës që bëja, fillova të shkruaja në një listë të gjithë ata faktorë të cilët më bënin që unë ta pëlqeja punën që bëja. Dhe pikërisht tek këta faktorë unë u mbështeta më shumë dhe më ndihmuan për ta vlerësuar sërish atë çka po bëja.
- Dilni jashtë zonës suaj të komfortit
Ju merreni me të njëjtat gjëra çdo ditë dhe rutina duket sikur po jua merr të gjitha energjitë, por kjo mund të ndodhë edhe për fajin tuaj. Mbase ju asnjëherë nuk keni shfaqur interes për t’u marrë me projekte të reja por rrini gjithmonë në zonën tuaj të komfortit dhe nuk dilni asnjëherë prej saj, ose mbase kur ju kanë dhënë projekte të reja ju i keni refuzuar ato? Prandaj ju këshillohet që të merreni edhe me gjëra të tjera dhe asnjëherë të mos thoni “unë nuk mundem”, por në vend të saj “ok, do të përpiqem”.