Ka disa gjëra që ju ndoshta nuk mund t’i ndryshoni në lidhje me mjedisin tuaj të punës. Në mesin e këtyre gjërave janë: ndriçimi në zyrë, niveli i zhurmës, mobiliet jo të përshtatshme, ngjyra e mureve. Megjithatë ju patjetër mund të merrni hapa për të përmirësuar mjedisin tuaj në zyrë pa pasur nevojë të kërkoni leje. Një mënyrë për ta bërë këtë është që të përdorni aromaterapitë për të freskuar ambientin dhe për të rritur produktivitetin në zyrë. Aromat që nuhasim ndikojnë në aktivitetin e trurit. Për shumë njerëz, aromaterapia mund edhe të ndikojë në uljen e tensionit të gjakut. Kur lodheni, stresoheni apo ulni produktivitetin, vendosni disa pika vaji esencial në një shami dhe merrni frymë thellë për të përfituar nga efektet aromaterapeutike. Ju gjithashtu mund të përdorni aromaterapitë në zyrë në mënyrat më krijuese. Këtu janë disa mënyra:
Aromaterapi dhe vitaminë C
Limoni dhe portokalli janë mjaft të dobishëm sepse jo vetëm që ju qetësojnë, por dhe ju aktivizojnë. Marrja e vitaminës C nga frutat e freskëta ju ndihmon që të jeni sa më produktiv në punë. Pra, gjatë kohës që jeni në punë, kur keni nevojë për t’u rigjallëruar mund të vini në këtë mënyrë. Hani një portokall dhe thithini aromën e tij me një frymëmarrje të thellë. Ose provoni limonin në ujë për të marrë përfitimet e trefishta të hidratimit.
Jasmine qetësues dhe levander
Jasmina dhe livandoja janë të njohura për elementet e tyre relaksues. Levandra është shumë qetësuese. Ajo është përdorur gjerësisht si një ndihmëse për gjumë, për uljen e stresit dhe për të ndihmuar në zbutjen e dhembjes së kokës. Gjatë kohës kur jeni në zyrë, kur niveli i stresit është i lartë mund të bëni diçka për të qetësuar nervat tuaja. Provoni të fërkoni një jasemin në duar dhe të hidhni locion livandoje aromatike për të fituar nga të dyja, nga terapia e aromave dhe vetëmasazhimi.
Përqendrimi, mente dhe kanellë
Karamelet me shije menteje dhe kanelle ju ndihmojnë të rrisni përqendrimin. Në qoftë se ndiheni të lodhur, merrni një pushim pesëminutësh dhe shijojeni një karamele me mente. Kështu jo vetëm që do të freskoni gjendjen tuaj mendore, por gjithashtu do të siguroni rritje të lehtë të sheqerit.
Përdorimi i aromaterapive në zyrë është mjet efikas dhe jo i shtrenjtë për t’ju freskuar mendjen dhe ndjenjat. Vëreni atë në tavolinë apo mbani në sirtar karamele mente.
Kurrë nuk i dihet kur ju duhet energjia!