Kryediplomatja europiane ka kërkuar edhe transparencë për fondet e Serbisë ndaj serbëve në Kosovë si edhe më shumë mbrojtje për objektet e trashëgimisë kulturore e historike të serbëve. Ndërkohë, kryeministri Thacic ka thënë se ka kërkuar ndërprerjen e financimit të strukturave paralele nga Serbia në Kosovë, dhe se do të insistojë në çështjen e të pagjeturve. Kurse Daçiç tha se u bisedua për përmirësimin e jetës së njerëzve në Kosovë, pa bërë fjalë për statusin.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.