Mariano Rajoy, kryeministri i Spanjës, paralajmëroi të martën vonë se vendi ishte në një situatë tepër të vështirë.
Ai i bëri thirrje Europës të provonte se euro nuk mund të zhbëhej, duke rënë dakord për një union bankar dhe duke përkrahur obligacionet e eurozonës.
Cristóbal Montoro, ministri i thesarit në qeverinë e qendrës së djathtë, iu shtua zërave të shqetësuar, duke pranuar se rreziku i perceptuar i borxhit kombëtar nënkuptonte se Madridi nuk i kishte dyert e hapura në tregje.
Ky koment i alarmoi analistët, duke qenë se thesari spanjoll planifikon që të blejë në ankand 2 miliardë euro të enjten.
Gjermania është kundër që të lejojë që bankat spanjolle të shpëtohen pa një kërkesë formale nga qeveria spanjolle.
Të martën vonë, Moody’s ka ulur renditjen për Commerzbank dhe pesë banka të tjera gjermane, duke e vënë theksin në “rritjen e rrezikut për goditje të mëtejshme nga kriza që po vazhdon në eurozonë”.
Z. Rajoy tha gjatë një sesionit të Senatit se Europa ka nevojë për “mbështetje për ata që janë në vështirësi”, duke shtuar: “Gjëja më urgjente dhe e rëndësishme është që ne kemi një problem financimi, likuiditeti dhe qëndrueshmërie të borxhit.”
Primi për rrezik i Spanjës – diferenca midis yield-it të obligacioneve të saj dhe atyre të Gjermanisë që kanë rrezik të ulët – u rrit muajin e kaluar, pasi qeveria shtetëzoi Bankia, një grup ku ishin shkrirë shtatë banka dhe tha se kishte nevojë për 19 miliardë euro capital shtesë.
Kjo ka rritur parashikimet se Spanja do të ketë nevojë të ndjekë Greqinë, Irlandën dhe Portugalinë në kërkimin e një pakete ndërkombëtare shpëtuese.
Autoritetet spanjolle thonë se shpëtim i ekonomisë së tyre shumë më të madhe do të ishte tepër i shtrenjtë. Ata gjithashtu hezitojnë të kërkojnë njëpaketë të kufizuar shpëtuese për bankat e tyre duke pasur frikë nga kushtet që do të vendosen nga Be dhe FMN, kushte që sipas zyrtarëve gjermanë dhe europinë, Madridi nuk mund t’u shpëtojë.