Publikim i Artikullit të Sponsorizuar

Tirana Bank njofton emetimin e obligacioneve korporative në vlerën 5 milionë Euro

04/05/2021 3:26 PM

Tirana Bank njofton emetimin e obligacioneve korporative në vlerën 5 milionë Euro

Tirana Bank njofton emetimin e obligacioneve korporative afatgjata në vlerën 5 milionë Euro. Këto obligacione kanë një afat 7 vjeçar me një normë fikse interesi prej 3,30% në vit, të pagueshme çdo gjashtë muaj. Fondet e realizuara nga emetimi i obligacioneve do të rrisin kapitalin shtesë të Bankës, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe miratimeve nga autoritetet rregullatore.
Drejtuesja e Departamentit të Financës të Tirana Bank, Znj. Elvira Kapoli deklaroi:

“Me kënaqësi njoftojmë emetimin me sukses, për herë të parë, të obligacioneve korporative të Bankës sonë. Ky emetim u prit shumë mirë nga komuniteti i investitorëve dhe u finalizua me kushte të favorshme, duke konfirmuar situatën e konsoliduar financiare të Bankës sonë dhe besnikërinë e klientëve tanë. Vizioni ynë është që të rrisim mbështetjen financiare për klientët tanë dhe për ekonominë lokale, si dhe të implementojmë strategjinë tonë të rritjes së qëndrueshme të aktivitetit.”

Ky obligacion përfaqëson një nga emetimet më të mëdha, në kuadër të një transaksioni të vetëm, të këtij lloj instrumenti në tregun lokal, i nënshkruar plotësisht nga klientë individë dhe klientë premium. Kërkesa ishte më e madhe krahasuar me ofertën fillestare të këtij obligacioni, që konfirmon nivelin e lartë të besimit të investitorëve tek Tirana Bank dhe Grupi Balfin për të ndërmarrë investime afatgjata, madje edhe në këto kohë plot sfida.

Rreth Tirana Bank

Tirana Bank është Banka e parë me pronësi private në Shqipëri, e themeluar në vitin 1996. Banka ruan një pozicion të rëndësishëm në tregun lokal dhe ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh që i përgjigjen më së miri kërkesave të klientëve. Banka ka një një rrjet me 35 degë, të cilat operojnë në zonat kryesore rezidenciale dhe të biznesit dhe ka një rrjet të gjerë të ATM-ve. Shërbimi ndaj klientit në të gjithë rrjetin e Bankës është në standarde profesionale dhe klienti mund të gjejë zgjidhje për çdo kërkesë apo nevojë financiare. Tirana Bank tashmë është pjesë e Grupit BALFIN që nga viti 2019.