Krimi kibernetik ka goditur sërish në Tiranë. Pas një hetimi dy vjeçar policia e kryeqytetit ka arritur të arrestojë shtetasin Maliq Kaca. Nga burimet policore mësohet se ai përdorte karta të klonuara dhe tërhiqte para nga bankomate në banka të ndryshme. Seksioni i Krimit Ekonomik njofton se arrestimi Kaca u zbulua me anët të kartave të klonuara me të cilat bënte blerje në dyqane. Në cilësinë e provës materiale mësohet se i janë sekuestruar 20 karta bankomati të klonuara si dhe 10 celularë. Policia dyshon se pas të arrestuarit fshihet një grup i mirëorganizuar i krimit kibernetik.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.