Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, pas komunikimit me ARRSH, njofton se situata e kalueshmërisë në akset kombëtare është si më poshtë.
- Tiranë – Durrës, ka probleme qarkullimi si pasojë e reshjeve. Kontraktori është angazhuar dhe po punohet në zonën e përmbytjes me mjete dhe forca punëtore. Janë angazhuar 6 fadroma.
- Zona e Fushë-Krujës, nga prurjet e shumta të përrenjve ka prani të madhe të ujit në rrugë, ekskavatorë dhe fadroma me fuqi punëtore të shtuar.
- Aksi Shkodër – Qafë Qele ka një shembje, e cila po agravon nga reshjet e shiut në rrëshqitjen e ndodhur disa muaj më parë.
- Tek Harku i Berdicës në aksin Shkodër – Lezhë, ka prani uji rreth 20 cm, si pasojë e hapjes së portave të Hidrocentralit.
- Aksi Bajram Curri – Valbonë, është i bllokuar si pasojë e reshjeve të dendura. Firma kontraktore po punon me mjete e forca për hapjen e saj.
- Në të gjitha akset e Qarkut të Dibrës dhe të Kukësit, ka prani të gurëve dhe dherave në rrugë, por që po pastrohen nga kontraktorët e akseve.
- Në aksin Kukës – Qafë Shllak, ku ndodhi rrëshqitja para një muaji, në km 4 nga Autostrada e Kombit, situata po agravohet si pasojë e reshjeve. Për momentin, rruga është e kalueshme vetëm për mjetet e vogla.
- Në aksin K. Hadroj – Qafë Bene, situata është problematike për shkak të rënies së gurëve, sidomos në Shkozë dhe te Tuneli i Gjegjanit.
Po punohet prej orëve të mëngjesit për të normalizuar qarkullimin. Të gjithë kontraktorët po punojnë me mjete si ekskavatorë, fadroma, miniekskavatorë dhe fuqi punëtore të shtuar në të gjitha zonat problematike.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.