Tregu i balancimit të energjisë elektrike, rregullat si do funksionojë

13/08/2019 11:00 AM 0 komente

Ndryshimi i modelit të tregut të energjisë në vend përmes një ligji bazë siç ishte ai “për sektorin e energjisë” në vitin 2015 u pasua me një listë të gjatë aktesh nënligjore dhe rregulloresh. I fundit në këtë listë dhe plotësues i panoramës është dokumenti për rregullat e tregut shqiptar të balancimit të energjisë elektrike. Ky dokument nxjerrë për konsultim nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE) do të shërbejë si bazë për tregun e përgjithshëm dhe do të jetë orientuesi kryesor për Operatorin e Sistemit të Transmetimit.

Referuar qëllimit të këtij dokumenti nënvizohet se së pari qëllimi i Rregullave të Tregut Shqiptar të Balancimit është të themelojnë menaxhimin me bazë tregu të balancimit të Sistemit Elektroenergjitik, që operohet nga Operatori i Sistemit të Transmetimit. Së dyti  të përcaktojnë marrëdhëniet ndërmjet pjesëmarrësve të tregut në tregun e balancimit si dhe të mundësojë përgjegjësi të qarta të balancimit për pjesëmarrësit e tregut. Po kështu të përshkruajnë të drejtat dhe përgjegjësitë e ofruesve të shërbimit të balancimit si dhe të krijojnë një mekanizëm për përcaktimin e çmimit të shërbimeve balancuese të prokuruara nga OST si dhe mekanizmin për llogaritjen e çmimit të shlyerjes së disbalancave dhe pagesave financiare të disbalancave për Palët Përgjegjëse të Balancimit. Në finale qëllimi është të trajtojë edhe çështje të tjera që lidhen me operimin e tregut balancues.

Por çdo të thotë balancim i tregut. Shpjeguar thjesht kjo do të thotë menaxhimi i drejtë i konsumit real në raport me parashikimin e bërë më herët duke mos krijuar mungesë energjie apo teprica. Diferencat që njihen si disbalanca mund të krijojnë probleme serioze në rrjet dhe në furnziminin normal me energji.

Përmes rregullave të balancimit për të gjithë pjesmarrësit vendosen rregulla të qarta, jodiskriminuese dhe transparente lidhur me përgjegjesitë që ka secili.

Në dokumentin e gjatë nxjerrë për konsultim nga ERE trajtohen aspekte të rëndësishme të lidhura me zgjidhjen e mosmarrveshjeve mes hallkave të ndryshme, pagesat dhe afatet për secilën prej tyre si dhe përfshin modelet tip të marrveshjeve dhe specifikimeve të rregullave të operimit.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of