Tobi Gessler, zvicerian i cili jeton dhe punon në Shqipëri, përmes blogut të tij ka arritur që të bëjë atraktive një tjetër fushë të turizmit shqiptar, atë të çiklizmit.
Duke ftuar tërheqjen e të tjerë sport-dashësve, shqiptar dhe të huaj, kanë nisur organizimet e tureve të çiklizmit në zonat rurale të vendit tonë.
Gessler tregon për një gazetë zviceriane se fokusi I tij është që të sjellë sa më shumë të huaj që të eksplorojnë vendet në Shqipëri, sipas të cilit janë ndër më të mirat për turizmin e çiklizmit.
“Të gjithë të apasionuarit e çiklizmit jashtë duhet të eksplorojnë Shqipërinë. Ka fshatra fantastikë dhe rrugë që nuk gjenden në vende të tjera”- tregon ai, duke shtuar se së fundmi ka themeluar edhe kompaninë “Ride Albania Mountain Biking” për të të tërhequr turistët e huaj.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.