Ofertat për rezervimet e hershme vazhdojnë me ritëm të lartë në Gjermani dhe sipas shifrave momentale në vitin 2018 do të ketë një rritje të numrit të turistëve gjermanë që do të vijnë në Turqi me 40 %. Përfaqësuesi i TURSAB, Unioni i Agjencive të Udhëtimeve të Turqisë, Hüseyin Baraner tha se ofertat për rezervimet e hershme vazhdojnë me ritëm të lartë, shkruan TRT Turkey.
“Në rezervimet e hershme që operatorët turistikë gjermanë bëjnë për në Turqi kemi një rritje që shkon deri në 40 për qind”, – shprehet Baraner, ndërsa sqaron se shitjet më të shumta janë bërë për komplekset turistike në Side, Lara, Belek, Dalaman, Bodrum, Alanya, Kemer dhe Kusadasi.