“Hamburger Containerboard”, një kompani e grupit austriak “Prinzhorn Holding”, ka premtuar të ngrejë një fabrikë letre, me një investim prej 300 milionë eurosh në provincën perëndimore Kutahya të Turqisë.
Njoftimi u bë të mërkurën nga presidenti i Agjencisë së Kryeministrisë së Turqisë për Përkrahjen dhe Promovimin e Investimeve, Arda Ermut, dhe shefi ekzekutiv i “Prinzhorn Holding”, Cord Prinzhorn, shkruan media vendase TRT.
Arda Ermut tha se marrëveshja nuk duhet parë vetëm si një mundësi e madhe investimi, por gjithashtu si një mënyrë për të ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit mjedisor. Kreu i përgjithshëm i “Hamburger Containerboard”, Harald Ganster, bëri me dije se investimi është një projekt afatgjatë dhe se objektivi i tyre është të riciklojnë sa më shumë dhe të prodhojnë letra me cilësi të lartë, duke konsumuar sa më pak energji që të munden.
Fabrika e re letrës do të ketë kapacitet prodhues vjetor prej 480.000 tonë kontejnerë kartoni dhe pritet të përfundojë deri në vitin 2020.