Numri i pasagjerëve që fluturuan në Turqi gjatë periudhës janar-maj arriti në 74 milionë e 205 mijë e 556.
Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit të Aeroporteve Shtetërore në Turqi (DHMI) publikoi të dhënat e linjave ajrore, pasagjerëve dhe transportit të mallrave për muajin maj dhe 5 muajt e parë të vitit.
Sipas kësaj, trafiku i avionëve që bënë ulje dhe ngritje në aeroporte gjatë muajit maj ishte 72 mijë e 283 për fluturimet e brendshme dhe 62 mijë e 946 për fluturimet e jashtme.
Në të njëjtin muaj trafiku i sipërkalimeve ishte 38 mijë e 60.
Kështu që shërbimi total i linjave ajrore përfshi edhe këto kalime arriti në 173 mijë e 289.
Gjatë muajit maj 7 milionë e 736 mijë e 837 pasagjerë kanë përdorur linjat e brendshme në aeroportet e Turqisë ndërsa për linjat e jashtme kjo ishte 9 milionë e 286 mijë e 449 pasagjerë.
Kurse trafiku total i pasagjerëve të transitit direk u regjistrua të ketë qenë 17 milionë e 46 mijë e 148 pasagjerë.
Gjatë muajit maj u transportuan edhe 54 mijë e 467 tonë me ngarkesa të ndryshme (kargo+postë+bagazhe) për fluturimet e brendshme dhe 236 mijë e 139 tonë për fluturimet e jashtme.
Trafiku i avionëve që kanë bërë ulje dhe ngritje në aeroportet e Turqisë gjatë periudhës janar-maj ishte 329 mijë e 909 avionë në fluturimet e brendshme dhe 236 mijë e 707 në fluturimet e jashtme.
/ TRT TURKEY