Industria e turizmit në Turqi është goditur rëndë. Dëmi i deritanishëm llogaritet në 17 miliardë dollarë.
Basaran Ulusoy, kryetari i Shoqatës së Agjencive Turistike të Turqisë, u shpreh se tani kanë për të ushqyer plagët e këtij viti, duke shpresuar se 2017 do jetë më i mirë.
Ndërsa anulimet e shumta të fluturimeve pikërisht një ditë pas sulmit zhytën optimizmin e presidentit Erdogan, pas përpjekjes së tij për të kthyer faqen e diplomacisë me Izraelin dhe Rusinë.
Prenotimet e turistëve evropianë kanë rënë gjithashtu ndjeshëm si pasojë e frikës nga terrorizmi. Numri i vizitorëve gjermanë ka rënë gjithashtu me 31.5%, i atyre britanikë me 29.4% ndërsa italianëve me 56.2%.
Të gjithë këta tregues nuk janë shenjë e mirë, veçse shpalosin hapur dobësitë e Turqisë dhe defiçitin e saj buxhetor. Ndërsa sektori kyç i turizmit pritet të japë në vazhdim efektet negative, me ekspertët që thonë se do të duhet një vit kohë për të rekuperuar disi situatën.