Udhëheqësit e Bashkimit Europian ranë dakord ditën e enjte, të mbështesin një rinovim të tregut europian, rregullore të thjeshtuara dhe hapa të tjerë, për të siguruar që blloku të mund të konkurrojë me Shtetet e Bashkuara dhe Kinën, si një lider industrial në teknologjitë ekonologjike dhe dixhitale.
Çmimet e larta të energjisë dhe Akti i Presidentit të SHBA Joe Biden për Reduktimin e Inflacionit, i cili ofron 369 miliardë dollarë subvencione të gjelbra, që shpesh aplikohen vetëm për produktet e prodhuara në Amerikën e Veriut, kanë rritur frikën e BE-së për një eksod të industrisë Europiane drejt SHBA-së.
Konkurrueshmëria e Europës në raport me dy ekonomitë më të mëdha në botë, është bërë një shqetësim i madh 30 vjet pas krijimit të tregut të brendshëm të Eurozonës, kryesisht për mallrat, por nuk përfshin shumë shërbime.
Kryeministri holandez Mark Rutte tha se ishte jetike, për të shkurtuar burokracinë dhe për të përfituar sa më shumë nga tregu i vetëm.
“Tregu i brendshëm është i një rëndësie jetike për mirëqenien tonë,” tha ai, duke shtuar se ai ka ndihmuar që Holanda të bëhet ndër vendet më të pasura në botë.
Udhëheqësit e BE-së, të mbledhur në Bruksel nga e enjtja për një samit dy-ditor, thanë se tregu i vetëm ishte thelbësor për rritjen e ardhshme ekonomike, ndërsa nënvizuan fushat për përmirësim.
“Këshilli Europian bën thirrje për veprime ambicioze, për të plotësuar tregun e përbashkët, veçanërisht për tregun dixhitalin dhe shërbimet,” thuhej në përfundimet e samitit.
Konkluzionet kërkuan gjithashtu përparim në fushat, për të përmirësuar konkurrencën afatgjatë të Bashkimit Europian.
Këto përfshijnë thjeshtimin e rregulloreve dhe reduktimin e barrës burokratike, si p.sh. përshpejtimin e procedurave për dhënien e lejeve për projekte të gjelbra ose dixhitale.
Udhëheqësit bënë presion gjithashtu, për përfundimin e një bashkimi të tregjeve të kapitalit, për të lehtësuar aksesin në investimet private, më shumë shpenzime për kërkimin dhe inovacionin dhe lëvizjet për të rritur përdorimin e mjeteve dixhitale në të gjithë ekonominë.
Një problem i mundshëm është shkalla në të cilën rregullat e ndihmës shtetërore duhet të zbuten, për të lejuar që fondet publike të investohen në teknologjinë e gjelbër, megjithëse udhëheqësit nuk e diskutuan këtë me detaje në samit. / Reuters