Shumica e udhëheqësve të ditëve të sotme i japin më shumë rëndësi kompetencës, forcës dhe kredencialeve të tyre, por asnjë nga këto nuk ka vlerë nëse njerëzit nuk ju besojnë . Mundohuni ti fitoni njerëzit me ngrohtësi. Këtu është mënyra se si:
- Përdorni tonin e duhur. Flisni me zë të ulët. Synoni të përdorni një ton që sugjeron se jeni duke u treguar i hapur dhe plotësisht i sinqertë me njerëzit.
- Vërtetoni ndjenjat. Nëse i tregoni punonjësit se ndani pothuajse të njëjtin botëkuptim me ata, ju shfaqni jo vetëm simpati, por edhe sens të përbashkët. Nëse ju doni që kolegët t’ju dëgjojnë dhe të bien dakord me ju, fillimisht mundohuni të bini dakord me ata.
- Buzëqeshni-dhe bëjeni vërtet. Buzëqeshja është ngjitëse. Kur njerëzit të shohin që ‘shndrisni’, ka të ngjarë që edhe ata të fillojnë të buzëqeshin. Por një buzëqeshje e sjellshme nuk ‘budallalleps’ askënd. Për të ‘projektuar’ ngrohtësi, ju duhet ta ndjeni vërtet atë.