Nëse jeni natyrë shumë emocionale kjo gjë ka të ngjarë t’ju krijojë probleme, por gjithsesi mund të jetë një problem shumë më i vogël se sa në rast se i mbani ndrydhur të gjitha ndjenjat tuaja. Ju mund ti fshihni emocionet në përpjekje për të qëndruar në kontroll dhe për tu dukur më i fortë, por nëse vërtet e bëni një gjë të tillë ka efekt të kundërt, ky veprim e zvogëlon kontrollin tuaj dhe dobëson kapacitetin tuaj për tu lidhur dhe komunikuar me të tjerët.
Nëse ju e keni të vështirë të ndani ndjenjat tuaja të vërteta me të tjerët, ajo cka mund t’ju ndihmojë është të dini se njerëzit shpesh nuk i tregojnë emocionet, sepse ata nuk janë të vetëdijshëm për atë që ndiejnë. Ju mund ta ‘shtypni’ zemërimin tuaj ose ‘zbusni’ euforinë tuaj edhe pa e kuptuar atë. Pra, kushtojini vëmendje emocioneve tuaja.
Të paktën disa herë në javë, pyesni veten, ‘Çfarë po ndiejë unë në këto momente?’ Shkruajeni nëse mundeni; mbajtja e një ditari të rregullt mund t’ju ndihmojë të kuptoni gjendjet tuaja emocionale dhe kush janë faktorët që ndikojnë ti ndryshojnë ato. Pastaj mundohuni të cliroheni disi: Shpalosini emocionet tuaja, dhe lejoni që njerëzit të bëhen pjesë e tyre. Të dyja këto veprime janë ‘kritike’ për një udhëheqje efektive.