Në fakt përdorimi i ujit me gaz për shumë kohë është konsideruar si i dëmshëm për organizimin dhe ka shumë persona të cilët kanë hequr dorë nga përdorimi i tij. Por, cila është e vërteta për këtë?
Sipas një publikimi të fundit të “Time”, pesë ekspertë ishin të mendimit se, uji mineral është mjaft i shëndetshëm për t’u konsumuar ndërsa parashtrojnë mitet e përgënjeshtruara.
Uji me gaz nuk është aq hidratues sa uji normal: Zërat për një gjë të tillë vijnë si pasojë e pranisë së dyoksidit të karbonit në ujin e gazuar ndërsa në të vërtetë, dyoksidi i karbonit nuk parandalon hidratimin e trupit nëpërmjet ujit me gaz.
Është i dëmshëm për dhëmbët dhe kockat: Acidi karbonik, i formuar prej bashkimit të H2O-së me CO2, mund të gërryejë smaltin e dhëmbëve në rastet e përqëndrimti shumë të lartë. Por nuk është ky rasti për tu shqetësuar. Për sa kohë nuk konsumoni 6 shishe ujë të gazuar në ditë, buzëqeshja juaj është e sigurt. Dhe përsa i përket dëmit në kocka, një studim ka vërtetuar se uji i gazuar nuk ndikon në uljen e densitetit të tyre mineral.
Konsumimi i ujit me gaz ju bën të shtoni në peshë: Është e vërtetë se konsumimi i kaq shumë xhepave të vegjël me ajër mund të shkaktojë fryrje përkohësisht, por në perspektivë afatgjatë, kjo është një gjë e mirë.
Në fakt studiuesit kanë zbuluar se uji me gaz shkakton një ndjesi ngopjeje më të madhe se uji natyral, veçanërisht kur jeni me stomak bosh dhe sa më të ngopur të ndiheni, aq më pak ushqim do të konsumoni. Thjesht shmangni versionet me ëmbëltues artificialë, që në fakt nxisin urinë.
Uji me gaz shkakton urth: Sipas studiuesve kjo nuk është aspak e vërtetë. Por nëse keni shqetësime të lidhura me urthin, atëherë është më mirë të konsumoni ujë natyral, veçanërisht gjatë vakteve duke qënë se flluskat mund të përkeqësojnë shqetësimet ekzistuese të refluksit.