Gabimet janë tërheqëse deri në një farë pike… Jo secili që udhëton për në Indi zbulon Amerikën. (Erich Kaestner)Shqipëria, sekreti i fundit i Europës. Ky është sllogani që është zgjedhur zyrtarisht për të promovuar vendin tonë në mbarë botën. Një Shqipëri ndryshe nga imazhet e transmetuara pa fund në kanalet botërore të tv-ve në vitin 1997 apo gjatë krizës kosovare të 99. Një vend me klimë mjaft të mirë, bregdet të pafund, male dhe vende të paeksploruara, ushqim natyror, njerëz mikpritës, histori që vjen prej lashtësisë ilire. Kjo është Shqipëria që tashmë duhet të paraqitet në sytë e Europës. Këto janë sekretet që kanë filluar të zbulohen pak nga pak dhe të tërheqin interesin e të huajve për të eksploruar bukuritë dhe historinë e vendit tonë. Detyra është e vështirë dhe rrugët e strategjitë për të treguar Shqipërinë para Europës duhet të studiohen me kujdes. Dhe koha nuk punon në favorin tonë… Shqipëria, në panairin ndërkombëtare të turizmitStacioni i radhës për të shpalosur mundësitë turistike të Shqipërisë ishte Panairi Ndërkombëtar i Turizimit (ITB), që u zhvillua në Berlin pak kohë më parë. Stenda shqiptare paraqitet për herë të dytë në këtë formë të konceptuar në panair. Pjesëmarrja ishte konceptuar si një prezantim i segmenteve të ndryshme institucionale (agjenci udhëtimi, hotele të ndryshme etj.), të cilat kishin sjellë pranë publikut, të vendosura këndshëm produktet e tyre në sallën e rezervuar përgjithësisht për vendet e Ballkanit dhe Europës Lindore. Magic Tours, Albtours D, Hotel Rogner, Hotel Kruja, Ministria e Rregullimit të Territorrit dhe Turizmit, GTZ, Hotel Grand etj. sollën në këtë panair nismën dhe formën e zgjedhur të veprimit në terren të tyre.Prezantimi dëshmonte për arritjen e një forme të suksesshme bashkëpunimi midis ndërmarrjeve shtetërore, firmave konsulente dhe ndërmarrjeve private, por duket qartë që oferta turistike shqitare është e një forme të thjeshtë ku segmentizimi i ofertës ishte konceptuar në bazë të formave të ndryshme ekzistuese të ndërmarrjeve turistike.Ismail Beka, drejtor i programit për zhvillimin ekonomik. GTZ (e cila pati rëndësi koordinuese në këtë aksion të përbashkët) dhe Ledia Goxhaj, koordinatore e Projekteve të Promovimit të Turizmit në Shqipëri e shikojnë pozitivisht dhe me optimizëm pjesëmarrjen e Shqipërisë në ITB. Stadi i arritur i bashkëpunimit shtet, ndërmarrje private dhe konsulencë, është një formë në larminë dhe mënyrat e bashkëpunimit që, mesa duket, përputhet me stadin e zhvillimit të industrisë së turizmit në vendin tonë. Sipas Zj. Goxhaj parametrat, si numri i vizitorëve në stendë, numri i prospekteve të shpërndara, krijimi i lidhjeve të ndryshme midis pjesëmarrësve shqiptarë dhe ekspozuesve të tjerë, tregojnë qartë një ngritje në nivelin e interesit ndaj objektit turistik shqiptar.Në përgjithësi, sipërmarrësit privatë e vlerësojnë pozitivisht pjesëmarrjen në panair, megjithëse punët e shumta, mesa duket, i bëjnë të harrojnë marrëdhëniet publike, një nga mjetet më të fuqishme në biznes… kur vjen momenti për t u prononcuar mbi panairin?!Klodiana Hoxha, menaxhere në Hotel Rogner, mendon se me rritjen e ofertës turistike ndërtohet në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe interesimi për segmente të tjera klientësh, si ai i turistit të mirëfilltë, segmente këto që i kanë munguar ndërmarrjes së tyre.Në panair shumë prej ndërmarrjeve turistike kanë arritur të gjejnë homologët e tyre, të krijojnë kontakte dhe të shuajnë kureshtjen e rastit me prospekte. Në çdo rast, shumica e profesionalistëve shqiptarë i bashkëngjitet 88% të pjesëmarrësve, të cilët kanë vendosur të rishikojnë njëri-tjetrin në ITB 2005.Shqipërisë i mungon imazhi në botëDua të vë theksin te mungesa e jehonës së pjesëmarrjes së Shqipërisë në këtë panair, gjë që në radhë të parë e ka burimin te kërkesa e munguar për jehonë në një aktivitet të tillë.Kam parasysh strategjinë e zhvillimit të turizmit shqiptar kur arrij në përfundimin që kjo fushë është cilësuar si tepër e favorizuar nga qeveria dhe si rrjedhojë edhe nga shtetasit. Dua të vë theksin në domosdoshmërinë e pjesëmarrjeve më të plota, të cilat synojnë në ofrimin e informacionit dhe rritjen e interesit, duke përdorur të gjitha format strategjike ekzistuese, mundësitë dhe hapësirat e krijimit të lejuara nga një aktivitet i tillë. Këtu mund të flitet për lidhje publike me mediat e ndryshme, përfshirje në progame paraqitjeje; bashkëpunime simbolike me organizata të mëdha e të njohura, të cilat kanë hulumtuar ambientin shqiptar, me qëllim paraqitjen e këtyre të dhënave një publiku të gjerë. Në këtë aspekt, strategjia e paraqitjes e paralelizuar me një sistem nervor kishte pësuar dëmtime të pjesshme të pasqyruara në ngrirje të njërës prej duarve.Pikë tjetër me mundësi përmirësimi ishte origjinaliteti i marketimit të produktit turistik.Sigurisht që zëra të ndryshëm mund të qeshin me këto kërkesa, sipas tyre të hiperbolizuara.Duke qenë se Shqipëria gjendet vazhdimisht në fund të listës së të dhënave statistikore mbi numrin e përgjithshëm të turistëve në rang ballkanik, ky fakt mund të na bënte më shumë përshtypje.Duke u përballur me një fakt të tillë, atëhere, logjikisht, dalim në konkluzionin se në të gjitha fushat e ndërthurura në industrinë e turizmit duhet punuar shumë cilësisht dhe në sasi për të arritur rezultate të dukshme.Marketing Mix dhe forma e paraqitjes e përdorur në këtë aktivitet ishin të ideuara në bazën e një modeli ekzistues, ndoshta duke harruar se, të qenurit ndryshe krijon terren për origjinalitet, terren ky i cili nuk mund të lihet pa u shfrytëzuar nëse vërtet duam të ndjejmë ndryshime pozitive në këtë industri. Mendoj se tendenca e ndërmarrjeve gjermane dhe ndërkombëtare ku pjesëmarrja në panaire futet në një nga format e promovimit është e justifikuar dhe reflekton mbrapsht atë që hapja dhe operacionalizimi strategjikisht i menduar në të tilla aktivitete duhet të ekzistojë si një magnet i fuqishëm tërheqës.ITB 2004Nga 12 deri më 15 mars në këtë qendër u zhvillua Panairi Ndërkombëtar i Turizmit 2004.Messegelaende-Berlin, vendqendrimi i 10023 ekspozuesve nga 178 vende të Botës, i kishin hapur stendat për informacion publikut. Ky panair konsiderohet si një organizim që është i prirur për të zgjuar interesin e vizitorëve dhe ekspozuesve profesionistë më shumë se publikun e gjerë, si në rastin e panairit me temë Die Gruene Woche (Java e gjelbër). Atentatet terroriste në Madrid, në kryeqytetin e një nga vendeve më me domethënie për industrinë e turizmit nëper Botë, kësaj radhe përkuan me panairin e turizmit. Sipas Klaus Laepple, president i Shoqatës Gjermane për Ekonominë e Turizmin, i agjencisë gjermane dhe i shoqatës së ndërtimit të udhëtimeve (DRV), si dhe drejtues i bordit profesional të ITB, prononcohet për një bilanc pozitiv. Goditjet në Madrit kanë lënë gjurmën e tyre edhe në ITB. Megjithatë vizitorët kanë marrë aq shumë katalogje sa asnjëherë. Kënaqësia e të udhëtuarit vazhdon të rritet dhe interesi për udhëtime të gjata gjithashtu. Por edhe pavioni Bulevard Deutschland e ka bërë të dukshme faktin se sa shumë anë pozitive mund të ketë pushimi brenda vendit. Nga biseda me profesionistë krijohet përshtypja që suksesi i ITB do të mund të lexohet shumë shpejt në të ardhurat në rritje (www.itb-berlin.com/abschlussbericht, Maertz, 2004).Një pikë tjetër me interes, e rrahur nga media, ishte bashkëpunimi i ngushtë i firmave gjermane me firma të vendeve të Lindjes. Në një artikull të Tagesspiegel shpjegohen arsyet dhe përmbajtja konceptuale e Forumit Gjermano-Polak. Arsyet e një forumi të tillë ndër të tjera janë pranimi i shpejtë në Bashkimin Europian, ç ka duhet të shihet më me interes, si dhe kërkesa e industrisë turistike për impulse të reja.Kjo ndërmarrje, si dhe ndërmarrje të tjera të ngjashme si: mbështetja e Bosnje Herzegovinës nga GTZ për pjesëmarrje në ITB tregojnë një interesim indirekt, në rritje dhe të afërt ndaj vendeve të Europës Lindore, por pa ndonjë strategji të caktuar operacionale. Interesant ishte trajtimi i segmenteve të caktuara të tregut turistik, segmente këto që marrin shkas nga interesimi i njerëzve për forma të caktuara turizmi, në bazë të të cilave ishin ndërtuar edhe pavione përkatëse. Kështu, ishin krijuar hapësira ku vizitorët mund të merrnin informacion nga rreth 55 ekspozues, të cilët ishin përqendruar tek turizmi kulturor. Një tjetër segment i trajtuar ishte ai i sallës së përjetimit në natyrë Naturerlebnishalle, ku gjendeshin firma të specializuara në këtë drejtim.Segmente të tjera tregu të paraqitura ishin Teknologjia e Udhëtimit, Forumi i Mirëqenies, qendra e udhëtimit për të rinj, inovacione dhe tendenca tregu, ai i anijeve të udhëtimit turistike etj.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.