Shanset janë të mira, që ju keni ndërmarrë kohët e fundit ose së shpejti do të ndërmerrni më shumë vendime të cilët do të ndikojnë suksesin e karrierës tuaj, edhe pse ju ka të ngajrë të mos kuptoni nëse vendimet nuk i keni marrë duke analizuar të gjitha aspektet. Duke qenë të qartë në lidhje me atë cka synoni për sa i përket rezultateve të karrierës është këshillë e shëndetshme-një vend i mirë për të filluar. Ben Stein (një shkrimtar amerikan, avokat, aktor dhe komentator) e percepton në këtë mënyrë: ‘Hapi i parë për të marrë gjërat që doni nga jeta është pikërisht kjo: Vendosni cfarë dëshironi.’
Vendimarrja e karrierës përbëhet nga dy pjesë
Pjesa e parë është të bëni cka sugjeron Stein; që është, të përcaktoni objektivët tuaj- si ata afatgjatë ashtu dhe ata afatshkurtër kanë shumë rëndësi për karrierën tuaj. Dhe të tregoheni sa më të qartë të mundeni për cka vendosni që kërkoni nga karriera juaj. Të menduarit e turbull në këtë pikë mund të shkaktojë shumë coroditje profesionale dhe personale në terma afat-gjatë.
Shikoni me kujdes faktorët që ndikojnë vendimet tuaja. Për shembull, po e ndiheni të tërhequr nga ideja e një punë në një fushë të karrierës që tenton të paguajë një pagë të majme dhe të mos synoni aq shumë në çmimin që do të paguhet për ta arritur dhe mbajtur një prej atyre vendeve të punës? A prodhon magjia e dukshme e një zgjedhje të veçantë aq shumë ekzaltim sa ju të jeni të gatshëm të hidheni në ndjekje të tij pa u menduar gjatë?
Ndër konsideratat e tjera, pyesni veten:
- Cfarë duhet të bëjë për të qenë konkurrues në këtë fushë të karrierës?
- Cilat janë pritshmëritë për një rritje të qëndrueshme (shumë mundësi) në këtë fushë, industri, etj?
- Çfarë kërkesash do të shtrojë një punë e tillë ndaj jetës sime personale, dhe a jam unë i sigurt se jam i përgatitur ti pranojë këto?
- Cili është Plani im B nëse zgjedhja ime e parë rezulton të jetë e pakënaqshme?
Vendimarrja e karrierës: Pasi është bërë zgjedhja
Pjesa e dytë e vendimmarrjes së karrierës përfshinë në të vërtetë vendosjen. Të bësh njëherë para e më pas prapa nuk është aspak eficente në rastim më të mirë dhe mund t’ju paraqesë si të pavendosur përballë njerëzve të tjerë, ndoshta përfshirë shefin tuaj dhe bosët e potencialë në të ardhmen. Ndikimi që në sjellje e tillë mund të ketë në suksesin e karrierës tuaj nuk është i mirë! Pasi të keni marrë një vendim-të keni zgjedhur drejtimin për të ndjekur-ju duhet të ngulmoni për ta arritur dhe të përpiqeni të jepni mëtë mirën tuaj që ai të funksionojë.
Kjo nuk do të thotë se ju nuk mund të ndryshoni mendje gjatë rrugës, në qoftë se ka një arsye bindëse për ta bërë këtë. Megjithatë, kjo nuk duhet të ndodhë shpesh në qoftë se paraprakisht keni marrë vendime të menduara me kujdes dhe jeni përpjekur fort për ti zbatuar ata.