Jini e prerë
“Gratë shpesh marrin veshje për shumë raste,” thotë Rachel Butterworth, një stilist dhe blerës privat që lëviz ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Francës. “Konsultoni axhendën tuaj dhe mendoni se për çfarë aktivitetesh ju duhen veshje”.
Paketimi i shumë të brendshmeve shton ajo, është një problem i zakonshëm. “Recipetat zënë shumë hapësirë.”
Në mënyrë të ngjashme, ju duhet të menaxhoni mirë make-up-in tuaj duke marrë gjërat themelore dhe jo të planifikoni për çdo rast.
Mendoni për ngjyrat se si t’i kombinoni
“Unë e bazoj bagazhin javor në një ngjyrë”, thotë Butterworth. “Një javë mund të jetë blu, javën tjetër gri, Ju dëshironi ngjyra që kombinohen me njëra tjetrën.
Ju gjithashtu dëshironi fustane që mund t’i përdorni në një takim dhe pastaj t’i vishni në një mbrëmje. Unë zakonisht marr dy fustanë, një bluzë, një bluzë më sportive, të thurura, të tilla si një triko kashmiri, një palë xhinse, një palë pantallona të gjera dhe dy palë këpucë me taka të larta.
Sigurisht, shton ajo, është gjithmonë një ide e mirë se si mund të kombinoni rrugët kryesore dhe artikujt pa fund. “Ju mund të vishni një bluzë Equipmet me një xhaketë Zara”, thotë ajo.
Aksesorët e duhur
Shpesh ndryshimi ndërmjet një veshjeje biznesi dhe mbrëmjeje është bizhuteria e duhur apo një shall i mirë. “Shallët janë një investim i madh” thotë Butterworth. “Ju mund të përdorni gjithashtu një çantë të vogël osë një kuletë brenda një çante më të madhe gjatë ditës, të cilën mund ta përdorni në mbrëmje”.