Volksvagen, kompania e njohur gjermane prodhuese e makinave do të prezantojë një strategji të re në mes të muajit qershor. Shefi ekzekutiv Mathias Mueller e konfirmoi këtë lajm për Reuters.
Kompania prodhuese e makinave më e madhe e Europës ka qenë duke punuar me një strategji të re pëer të rinovuar planin e biznesit, gjë që shpresohet se do të rrisë përfitimet e kompanisë.
“Duam ta nxjerrim Volksvagenin nga periudha më e vështirë të kjo kompani ka përjetuar dhe ta ridimensionojmë me funksionet e saj”- ka thënë Muller.
Sipas hetimit të bërë publik shtatorin e kaluar, kompania ka falsifikuar të dhënat e makinave të saj në SHBA (dhe më pas u mësua edhe në shtete të tjera) duke pretenduar se ishin më të pastra, sesa realisht ishin. Këtë e ka realizuar duke instaluar një softëare brenda kompjuterëve, që e njihte automatikisht kur makina po testohej dhe që tregonte nivelin e përcaktuar nga kompania të sasisë së gazit.
Prodhuesi më i madh i automjeteve në botë, sipas shitjeve, ka pranuar për rregullatorët amerikanë se i ka programuar makinat e saj të ‘diktojnë’ gjatë kohës së testimit dhe të ndryshojnë drejtimin e motorëve të tyre me naftë për të fshehur emetimet e vërteta. Si pasojë e këtij skandali të madh që ka plasur, Martin Ëinterkorn, shefi i koncernit ka dhënë dorëheqje nga detyra dhe në vendin e tij, është vendosur Matthias Mueller, ish-kreu i kompanisë Porche.