Kompania e njohur në botë Apple ka njoftuar se po teston një teknologji të re të quajtur Li-Fi, sipas një kodi të gjetur në platformën iOS 9.1.
Teknologjia Li-Fi është shpikur nga Harald Haas, një kërkues në Universitetin e Edinburgh. Kjo teknologji është 100 herë më e shpejtë se Wi-Fi, me një shpejtësi 224 gb/sec. Kjo shpejtësi e arrihet pasi të dhënat transmetohen nëpërmjet spektrit të dritës.
Ekspertët pyesin: A do të jetë Li-Fi pjesë e iPhone 7? Por ende nuk janë bërë të ditura detaje të tjera.
Asnjë teknologji që është në treg, aktualisht nuk përdor Li-Fi .
Një përdorim, hedhin tezën ekspertët e Business Insider, do të mund të jetë transmetimi i të dhënave brenda një dhome ndërmjet pajisjeve të ndryshme si Apple TV dhe i-Phone. Shpejtësia e madhe e Li-Fi do të mundësojë një shkarkim të shpejtë të një filmi nga i-Phone në TV. Gjithsesi është akoma herët të dimë se çfarë mund të bëjë me të vërtetë kjo teknologji.
Në vitin 2013 Apple regjistroi një patentë për një teknologji që do të transmetonte të dhëna nëpërmjet dritës, gjë që ka nxitur zërat që mund të ketë lidhje me projektin në fjalë.