Wizz Air nis fluturimet nga Tirana në Vjenë, 20 euro në një drejtim, 55-65% më lirë se Austrian Airlines

22/08/2019 11:00 PM 1 koment

Operatori ajror me kosto të ulët, Wizz Air, ka njoftuar se nga 19 dhjetori do të nisë fluturimet nga Tirana drejt Vjenës, krahas pesë destinacioneve të tjera të reja drejt kryeqytetit austriak, ndër të cilat nga Prishtina, Athina, Londra.

Fluturimet nga Tirana në Vjenë dhe anasjelltas do të jenë tri herë në javë, të martën, të enjten dhe të shtunën.

Wizz Air po “thyen” në këtë mënyrë monopolin që kishte nga Tirana në Vjenë, kompania ajrore Austrian Airlines.

 

 

Wizz po hyn në tregun e Vjenës, duke ofruar bileta shumë më të lira sesa Austrian. Sipas një kërkimi në faqen zyrtare të Wizz Air, në datën e parë të fillimit të fluturimeve nga Tirana në Vjenë në 19 dhjetor, mund të gjesh bileta vetëm vajtje me 20 euro.

Kthimi kushton 90 euro në datën 21 (pra total vajtje-ardhje 110 euro), ose 60 euro në datën 24 dhjetor (pra total vajtje-ardhje 80 euro).

Një biletë vajtje-ardhje me Austrian Airlines, për datat 19 dhe 24 dhjetor, kushton 228 euro.

Për një udhëtim vajtje-ardhje në janar, në datat 4 dhe 7, bileta kushton 110 euro me Wizz Air, ndërsa me Austrian Airlines, në të njëjtat data kushton 253 euro.

Në ditë të caktuara mund të gjesh vetëm vajtje, ose vetëm ardhje, bileta që kushtojnë 20 euro me Wizz Air.

Në përgjithësi Wizz Air ofron bileta 55-65% më të lira se Austrian Airlines, ndonëse kjo e fundit ka avantazhin që fluturon dy herë në ditë, në gjithë ditët e javës dhe shërben si tranzit për vendet e Europës dhe të SHBA-ve.

Sipas të dhënave zyrtare nga Tirana International Airport, Austrian Airlines kishte 5% të tregut të fluturimeve sipas numrit të pasagjerëve në vitin 2018. Gjithsesi, hyrja e një konkurrenti në këtë linjë pritet të ushtrojë presion dhe mbi çmimet e biletave të Austrian Airlines.

Operatori hungarez me kosto të ulët Wizz Air hyri në Shqipëri rreth tre vjet më parë përmes linjës Tiranë-Budapest.

Wizz i ka shtuar gradualisht destinacionet nga Tirana dhe së fundmi njoftoi se do të niste fluturimet drejt Milanos në nëntor, me çmime rreth 45 euro në një drejtim.

Destinacionet e tjera të Wizz Air nga Tirana janë Dortmundi, Mynihu, Londra.

Dy vitet e fundit, biletat e avionëve nga Rinasi kanë shënuar rënie, sidomos drejt qyteteve italiane, ku konkurrenca është e shtuar, pasi veprojnë tre operatorë, All Italia, Fly Ernest dhe Blue panorama-Alba Wings.

Përveçse gjatë gushtit ku biletat kërcejnë dhe në 300 euro në një drejtim, në periudha sezoni të ulët mund të gjesh një biletë vajtje-ardhje në Romë, Milano apo Bolonjë me 100-120 euro, apo dhe më lirë nëse e pret më herët.

 

 

 

 

1
Komente

avatar
1 Comment threads
0 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
1 Comment authors
NO Wizz Air Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest most voted
Notify of
NO Wizz Air
Guest
NO Wizz Air

Wizz Air eshte nje kompani mashtruese qe po i rrjep shqiptaret me menyrat e mashtrimit me demek cmime te lira. Edhe kur i kemi shkruarjtuar kompanise me email dhe zyrtarisht, nuk te kthejne pergjigje. E vetmja menyre eshte qe ti hedhesh ne gjyq, por kjo behet ne Hungari. Ky shtet maskara qe ne kemi, nuk i detyron te hapin seli ne Shqiperi, por behet pale e korrupsionit dhe si behet vone per qytetaret e vete. Ambasada Shqiptare ne hungari ska kellqe te kerkoj llogari.