Rimendimi i zyrave dhe riinterpretimi i hapësirës kushtuar punës është sot një nga sfidat aktuale për studiot e projektimit dhe kompanive. Nëse disa kompani sot po mendojnë ta bëjnë të përhershme punën në smartworking, shumë të tjera po mendojnë të rihapin mjediset fizike në siguri për punonjësit, pasi jo të gjithë sektorët mund të punojnë në distancë dhe sepse nuk dëshirojnë të heqin dorë nga marrëdhëniet e pazëvendësueshme personale.
Ndërkohë që imagjinojmë se cila mund të jetë e ardhmja e hapësirave të përbashkëta, Observatori Jetë – Punë i Lifeeed pyeti punonjësit se si do të donin të ishte vendi i tyre i ardhshëm i punës, ai post-pandemi.
Analizë e kryer mbështetet te 15 mijë reflektime nga 5000 pjesëmarrës. E dhëna më interesante lidhet me dëshirën – vendi se ku dëshirohet të punohet në të ardhmen.
Për 34% të personave, duhet të jetë në mjedis të hapur, në kontakt me natyrën. Për 17%, hapësira duhet të ketë dritë, ngjyra, të nxisë imagjinatën dhe të jetë krijuese, madje edhe “shumëndjesore”.
Zyrat e reja duhet të kenë hapësira të mëdha – një karakteristikë e dëshiruar nga 16% e personave, ndërkohë që 15% do të dëshironte të punonte në një hapësirë dinamike dhe elastike.
Për 14% të pjesëmarrësve, hapësirat duhet të jenë stimuluese, me mundësi për t’u socializuar, për të ndarë ide, për të rifituar kohën e socializimit të humbur.
Harmonia e hapësirave duhet të ecë paralelisht me një mjedis të shëndetshëm dhe pozitiv – mirësjellja, përfshirja dhe bashkëpunimi janë të rëndësishme për 31% të të anketuarve, veçanërisht për ata nën moshën 35 vjeç.
29% kërkojnë lirinë, për të shprehur veten dhe krijimtarinë, si dhe elasticitetin. 16% kërkon siguri, organizim, rregull dhe praninë e rregullave të qarta, ndërsa 14% dëshirojnë pavarësinë, të ndërthurur me qetësinë dhe hapësira personale.
“Nga të dhënat e ofruara nga Observatori Jetë-Punë Lifeed del nevoja për të rikuperuar dimensionin estetik dhe të kënaqësisë së projektimit të hapësirave, duke nisur nga dizajni më sublim, ai i natyrës.
Fjalët e reja që duhet të përcaktojnë marrëdhëniet e punës janë respekti, liria, pavarësia të cilat shprehin pa mëdyshje pjekurinë e fituar nga njerëzit” – thotë Luca Solari, profesor i organizimit të biznesit dhe burimeve njerëzore në Universitetin e Milanos dhe anëtar i komitetit shkencor të Lifeed.
Më poshtë janë disa shembuj të zyrave post-pandemi
Në Richmond, Karolina e Veriut, stacionet e smartworking të Fairfield Area Library
Toa Folding Screen i Pedrali është një panel ndarës i hapësirës, i cili thith zërin
Mond i Dorigo Design është një tërësi elementesh free standing, të pajisur me rrota të cilat mund të zhvendosen lehtësisht.
Studio e arkitekturës Daaa Haus në Milano është një hapësirë shumëfunksionale me stacione pune, hapësira për t’u çlodhur dhe mjedise të vogla, më të rezervuara.
Sistemi modular Caimi freestanding (i disponueshëm edhe për mur dhe tavan) i përbërë nga panele që thithin zërin
Wework Coda në Atlanta, GA. Fotografia, WeWork
Innovation Factory i Electrolux në Porcia (Pordenone)
Koncepti «Micro Polis» i zhvilluar nga D / DOCK për zyrat e Microsoft në Amsterdam. © D / DOCK
/ Vanity Fair Italia