Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” është pjesë e një konkursi për të zgjedhur aeroportin më të mirë evropian.
Ky nominim ka ardhur në kuadër të një organizimi nga World Travel Awards, konkurs i cili shpallet me datë 26 korrik, ku dhe mund të votohet.
Mjafton një llogari në World Travel Awards dhe vota juaj bëhet, shkruan Klan Kosova.
Kjo uebfaqe zgjedh kompanitë dhe bizneset më të mira në sektorë të ndryshëm të industrisë së turizmit.
Kategoritë për të cilat do të mund të votohet janë si më poshtë:
Aeroporti më i mirë i klasit të biznesit
Aeroporti më i mirë i klasit ekonomik
Aeroporti më i mirë i klasit të parë
Linja ajrore më e mirë për kosto më të ulët
Kompania më e mirë e dhënies me qira të veturave e disa të tjera.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.