Indkesi i kontratave të së ardhmes të aksioneve evropiane u rrit, duke treguar se kapitalet evropiane do të zgjerojnë fitimin dy-ditore, pasi Rezerva Federale e gjykoi ekonominë amerikane mjaftueshëm të fortë për t’i dhënë fund programit të saj të blerjes së aktiveve. Indeksi I kontratave amerikane të së ardhmes ndryshoi pak, ndërsa aksionet aziatike u tërhoqën.
Kontratat e së ardhmes për Indeksin Euro Stoxx 50 që përfundojnë në dhjetor u rritën 0.3 për qind në 3,022 në Londër. Indeksi Stoxx Europe 600 Index është ende 5.8 për qind larg nga niveli i tij i lartë i shtatorit si pasojë e shqetësimeve se Evropa po zhytet në recesion dhe ekonopmia e Kinës po ngadalësohet. Kontratat për indeksin FTSE 100 Index të Britanisë u rritën 0.2 perqind sot. Kontratat e së ardhmes për indkesin Standard & Poor’s 500 Index shtuan 0.1 perqind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.