Bankat dhe ekonomia, në kurthin e rreziqeve

04/05/2015 12:45 PM 0 komente

Disa rreziqe janë zbutur, të tjera kanë dalë në sfond.Banka e Shqipërisë duke vlerësuar elemente që kërcojnë stabilitetin financiar në vend, njofton se janë rritur kërcënimet nga zhvlerësimi i lekut, rritja e borxhit dhe moskthimi në nivele të larta i kredive në banka

 

Zgjerimi i borxhit publik,zhvlerësimit i lekut kundrejt USD, niveli i lartë të kredive të pakthyera bashkë me përkeqësimin e ambientit të jashtëm sidomos krizës në Greqi, janë faturuar si rreziqe të shtuara në ekonominë vendase. Duke analizuar stabilitetin financiar në gjashtëmujorin e dytë të vitit që shkoi dhe nivelin e rreziqeve para të cilave është ekspozuar ekonomia, Banka e Shqipërisë pohon në rastin e “ekonomisë së brendshme”, rritja e financimit të jashtëm për sektorin publik dhe privat, si dhe ecuria e kursit të këmbimit, kanë ndikuar në zgjerimin e rrezikut, ndërsa ngushtimi i hendekut negativ të prodhimit e ka zbutur atë.

Për “individët” dhe “bizneset”, rreziku vlerësohet i moderuar, duke përfituar kryesisht prej pritshmërive më të mira të tyre për performancën e ardhshme ekonomike. Megjithatë, faktorë të tjerë që lidhen me nivelin e papunësisë, ritmin dhe cilësinë e kreditimit, ushtrojnë ndikim negativ në madhësinë e rrezikut të këtyre agjentëve ekonomikë.

Për “qeverinë”, niveli i rrezikut vlerësohet në rënie, në kushtet e ecurisë pozitive të të ardhurave, uljes së kostos së huamarrjes dhe rënies së deficitit buxhetor. Rreziku që vjen nga “mjedisi i jashtëm ekonomik” ka rënë disi, por ende vlerësohet si mesatar, në kushtet e përmirësimit të normave të papunësisë në vendet me lidhje më të forta ekonomike me Shqipërinë dhe rënies së çmimit të naftës.

Për sektorin bankar, ecuria e treguesve të “kapitalizimit dhe përfitueshmërisë” dhe “financimit dhe likuiditetit” ofron një rrezik mesatar, ku ndikojnë përkatësisht përmirësimi i rezultatit financiar, ulja e raportit të kredive me probleme dhe diferencat midis aktiveve dhe detyrimeve afatshkurtra. Vlerësimi i rreziqeve në sistemin financiar realizohet duke përdorur indeksin e Stresit Sistemik Financiar (ISSF).

Tkurrja e kredisë në valutë dhe ecuria e tregut të banesavekanë zbutur akumulimin e rrezikut sistemik, ndërsa efekt të kundërt ka pasurrritja e nivelit të borxhit në përgjithësi, si dhe e borxhit në valutë.Indeksi imaterializimit të rrezikut sistemik është rritur lehtësisht krahasuar me një vit mëparë, duke reflektuar rënien e cilësisë së kredisë për bizneset dhe individët,rritjen e normës së papunësisë dhe nënçmimin e monedhës vendase, kryesishtndaj dollarit amerikan.

 

6 rreziqet që perceptojnë bankat

Për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2014, industria bankare vlerësonse “përkeqësimi i ekonomisë së brendshme” është rreziku më i rëndësishëmsistemik në vend, por perceptimi i sektorit bankar ndaj këtij rreziku ka ardhurduke u zbutur gjatë vitit 2014.

Vëmendja ndaj rrezikut të “goditjeve ngaekonomia e jashtme” është rritur, duke reflektuar shqetësimin mbi situatën endetë dobët ekonomike në Eurozonë, veçanërisht në Greqi e Itali.Rreziqet që vijnë nga treguesit fiskalë mbeten të kontrolluara. Prirjakonsoliduese e politikës fiskale pritet të vijojë edhe gjatëvitit 2015.

Ndërkohë,financimi me burime të huaja i pjesës më të madhe të huamarrjes publike gjatëkëtij viti, nëse realizohet siç parashikohet, pritet të ruajë presionin mbi niveline normave të interesit në tregun primar të titujve të borxhit të qeverisë. Këtafaktorë do të diversifikojnë strukturën e borxhit publik dhe do të ruajnë njëkosto relativisht të ulët të pagesës së tij. Njëkohësisht, ata do të shërbejnëpër të kontrolluar madhësinë dhe përqendrimin e financimit të huamarrjes sëqeverisë nga sektori bankar dhe ai financiar jobankar, si dhe do të shërbejnëpër të krijuar më tepër hapësirë për financim nga sektori bankar të sektoritprivat.

Rreziku i kreditit mbetet një shqetësim për veprimtarinë bankare. Nëfund të periudhës në analizë, raporti i kredive me probleme ndaj totalit tëkredisë shënoi vlerën 22.8%, më i ulëti në dy vitet e fundit. Për kredinë në lekë,raporti shënoi vlerën 17.5%, me një rënie vjetore prej 2.2 pikë përqindje.Për kredinë në valutë, raporti shënoi vlerën 26%, me një rritje vjetore prej 0.3pikësh përqindje.

Ekspozimi i sektorit bankar ndaj lëvizjeve të pafavorshme në kursin e këmbimit dhe në normën e interesit, duhet vlerësuar rregullisht dhe ndjekur me kujdes. Një nënçmim i ndjeshëm i kursit të këmbimit ose një rritje e tillë e normës së interesit, mund të dëmtojë aftësinë paguese të klientëve të sektorit bankar, veçanërisht të sektorit të biznesit. Kanali kryesor i transmetimit të këtij rreziku përfaqësohet nga kredia në valutë, kur burimi kryesor i shlyerjes së saj është në monedhën vendase dhe nga kredia me normë të ndryshueshme të interesit.

Rreziku i likuiditetit për sektorin bankar, vlerësohet në nivele të moderuara. Si edhe më parë, depozitat përbëjnë burimin kryesor të financimit për sektorin bankar dhe ato janë rritur, madje me një ritëm më të përshpejtuar se një vit më parë. Raporti “kredi/depozita” është në nivele optimale nga këndvështrimi i rrezikut. Treguesit e kapitalizimit të veprimtarisë janë aktualisht në nivele të mira, por bankat duhet të vlerësojnë me kujdes skenarët e mundshëm të zhvillimeve të ardhshme dhe nevojat e tyre për kapital shtesë. Gjatë periudhës në analizë, treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit ka rënë, duke mbetur sidoqoftë në nivele të mira. Rezultati financiar neto i sektorit është përmirësuar dukshëm në krahasim me një vit më parë, kryesisht në sajë të ngadalësimit të kredive me probleme dhe rënies së provigjioneve për rrezikun e kreditit të aktiveve.

Ushtrimi i provës së rezistencës e paraqet qëndrueshmërinë e sektorit bankar në nivel të ngjashëm me periudhën e kaluar. Banka e Shqipërisë realizon rregullisht ushtrimet e provës së rezistencës, për të vlerësuar ndjeshmërinë e treguesve kryesorë të kapitalizimit të sektorit bankar ndaj lëvizjeve në treguesit makroekonomikë dhe rënies së vlerës së investimeve në tregjet e parasë dhe të letrave me vlerë.

 

Gjendja financiare e familjeve përkeqësohet

Numri total i anëtarëve të familjeve që sigurojnë të ardhura rezulton në rënie me 1.8% krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe 5.5% krahasuar me një vit më parë. Numri total i të punësuarve (sektori shtetëror, sektori privat dhe të vetëpunësuar) gjithashtu ka rezultuar në rënie që ka ardhur nga të tre sektorët, por më e theksuar në sektorin privat. Në nivel agregat, niveli i të ardhurave në fund të vitit 2014 është në rënie krahasuar me gjysmën e parë të vitit, ndërkohë që niveli i shpenzimevevlerësohet në rritje, duke përkeqësuar balancën “të ardhura-shpenzime” të familjeve. Banka e Shqipërisë zhvillon çdo gjashtë muaj një vrojtim mbi situatën financiaredhe huamarrjen e familjeve dhe bizneseve. Vrojtimi i fundit ka në fokus zhvillimetnë gjysmën e dytë të vitit 2014, ndërsa pritshmëritë i referohen gjysmës së parëtë vitit 2015.Vrojtimi bazohet në një kampion përfaqësues prej 1210 familjesh të shpërndaranë 16 rrethe të ndryshme të vendit, ku janë përgjigjur rreth 88% e familjeve të intervistuara.

Numri total i familjeve që deklarojnë se kanë një ose më shumë hua për të paguarnë“blerje/riparim prone” në 29% të rasteve. Pesha e huamarrjesme qëllim “blerje/riparim prone” ka rënë si në terma 6-mujorë dhe në terma vjetorë,ndërkohë që huamarrja me qëllim “konsumin” ka rezultuar në rritje në terma 6-mujorë.

Balanca neto e përgjigjeve mbi aftësinë paguese të familjeve, ka rezultuar -31.4%,që nënkupton përkeqësim të saj gjatë gjashtëmujorit referues. Familjet që kanëdeklaruar “rënie të aftësisë paguese”, në 58% të rasteve cilësojnë si arsye kryesore“rënien e të ardhurave familjare” dhe në 40% të rasteve “rritjen e shpenzimeve tëjetesës”. Lidhur me pritjet mbi aftësinë paguese në 6 muajt e ardhshëm, rreth 84%e të përgjigjurve kanë deklaruar se “nuk presin asnjë ndryshim”, ndërsa balancaneto e atyre që presin ndryshime ka rezultuar -10%, që nënkupton pritshmëri nërënie për 6 muajt e ardhshëm.

 

57% të bizneseve të vrojtuara kanë borxhe

Në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2014, ndërmarrjet aktive raportojnë rritje të nivelit të shitjeve, për të tre sektorët (industri, ndërtim, shërbime). Në terma agregatë, rezultati financiar është përmirësuar dhe vihet re prirje për zgjerim të veprimtarisë. Në krahasim me gjashtëmujorin e parë të vitit 2014, është rritur përdorimi i shitjeve si burim i vetëm i financimit të veprimtarisë së biznesit, veçanërisht nga ndërmarrjet e sektorit të industrisë. Vrojtimi bazohet në një kampion prej 721 ndërmarrjesh të shtrira në të gjithë vendin dhe që operojnë në sektorët kryesorë të ekonomisë.

Më shumë se gjysma e ndërmarrjeve (57% ose gjithsej 358 ndërmarrje) pohojnë që kanë aktualisht një hua për të paguar dhe kjo peshë është rritur me 3 pikë përqindje krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar, por ka mbetur më e ulët se një vit më parë. Rreth 92% e ndërmarrjeve kanë marrë hua vetëm nga bankat, ndërsa pjesa tjetër ka kombinuar dhe burime të tjera alternative. Qëllimet kryesore të huamarrjes mbeten për investime afatgjata (kryesisht sektori i industrisë dhe shërbimeve) dhe për shpenzime korrente (kryesisht sektori i ndërtimit). Pesha e ndërmarrjeve që e kanë përdorur huan për qëllime korrente është rritur, si në terma 6-mujorë ashtu edhe në terma vjetorë. 49% e ndërmarrjeve e kanë marrë huan në monedhë vendase dhe 43% në monedhë të huaj. Pesha e rasteve të huamarrjes në monedhë vendase është rritur në terma 6-mujorë, kundrejt asaj në monedhë të huaj. Rreth 20% e ndërmarrjeve pohojnë se duhet ta shlyejnë huan brenda 12 muajve dhe kjo peshë ka ardhur duke u rritur gjatë gjithë vitit 2014. Shumica e ndërmarrjeve (74.6%) deklarojnë se e kanë kolateralizuar kredinë, kryesisht me pasuri të paluajtshme. Për 87.6% të ndërmarrjeve, vlera e huas nuk e kapërcen vlerën e kapitalit të firmës. Rreth 93% e ndërmarrjeve shpenzojnë më pak se 50% të të ardhurave të tyre për shërbimin e huas, por ky raport ka shfaqur tendencë në rritje. Për gjashtëmujorin e parë të vitit 2015, shumica e ndërmarrjeve presin rënie të mëtejshme të pagesës së huas.

Shumica e ndërmarrjeve e vlerësojnë në rritje rëndësinë e marrëdhënies me bankat në ecurinë e aktivitetit të tyre. Nga ana tjetër, procesi i marrjes së një huaje konsiderohet disi i vështirë, kryesisht për shkak të kostos së lartë të kredisë.

 

Mars, individët vijojnë të zbrazin depozitat në lekë

Me normat e interesit të depozitave në lekë, që janë në minimumet historike, individët kanë vijuar për të 18 muaj radhazi largimin e kursimeve të tyre nga bankat.Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në mars, depozitat e individëve në lekë ranë me 2.2 miliardë lekë, apo 0.6%. Në raport me një vit mëparë, tkurrja është 6%.Politika monetare lehtësuese e Bankës së Shqipërisë, që ka ulur normën bazë 13 herë që nga shtatori 2011, është transmetuar më shumë te norma e kthimit të depozitave, që ka zbritur në rreth 1.5-1.6% për kursimet 12-mujore (nga rreth 6% që ishin para se institucioni monetar qendror të fillonte politikën lehtësuese), duke i bërë individët të kërkojnë alternativë më fitimprurëse.

Atau janë drejtuar investimeve në letra me vlerë afatgjatë (obligacione), ose te fondet e investimit. Edhe në total, depozitat shënuan rënie të lehtë me 0.1%, duke arritur në 974.2 miliardë lekë. Me bazë vjetore (mars 2015/mars 2014), depozitat në total janë zgjeruar me 2.3%.

Në total, depozitat në valutë shënuan rritje të lehtë në mars me bazë mujore, me 0.1%, ndërsa ato në lekë u reduktuan me 0.2%.

 

Ngec kredia, rritet vetëm 0.1% për individët, në rënie për korporatat

Kredia për ekonominë shënoi rritje fare të lehtë në muajin mars, pas tre muajve radhazi që kishte shënuar rënie. Sipas statistikave mujore të publikuara nga Banka e Shqipërisë, stoku i huas për ekonominë arriti në 557.2 miliardë lekë në fund të muajit mars, me një rritje prej vetëm 0.1% në raport me muajin e mëparshëm.

Një tendencë interesante e këtij muaji është rritja e huas për individët, që ka dhënë efektin në zgjerimin e lehtë të kredisë, ndërsa bankat po u largohen korporatave jofinanciare.

Huaja për individët u zgjerua me 2 miliardë lekë, apo 1.3% me bazë vjetore, ndërsa ajo për biznese ra me 2.3 miliardë lekë, apo 0.6% për të njëjtën periudhë e ndikuar kryesisht nga reduktimi i valutës.

Me individët që po rezultojnë kredimarrës më të mirë se sa korporata, duket se bankat po e kthejnë vëmendjen drejt tyre, çka vërehet dhe në fushatat e fundit publicitare të shumë bankave që shënjestrojnë familjarët. Huaja për ekonominë po shfaq tendenca rënëse këtë vit, ndryshe nga 2014-a kur ajo u rigjallërua.

Në raport me dhjetorin e 2014-s, huaja për ekonominë në fund të marsit ra me 0.5%. Ndonëse kredia me probleme ka shfaqur rënie të lehtë, për të arritur në 22.5% në fund të shkurtit, kjo nuk po i nxit bankat të japin hua të re, teksa ankohen për mungesën e projekteve të mira nga bizneset.

Me bazë vjetore (mars 2015/mars 2014), huaja për ekonominë është rritur me 2.7%.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of