Aksionet aziatike shënuan rënie mëngjesin e kësaj të mërkure.
Kështu indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë ra me 0.1 për qind.
Indeksi i aksioneve të Shangait ra me 0.8 për qind.
Indeksi i aksioneve kineze CSI300 shënoi humbjen më të madhe, duke rënë me 1 për qind.
Ndërsa indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, u rrit me 0.8 për qind në 22,746.70 pikë.
Edhe indeksi i aksioneve Topix u rrit me 0.94 për qind në 1,769.76 pikë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.