Aksionet aziatike ranë pasi rënia e papritur në shitjet e banesave të SHBA sinjalizoi se rimëkëmbja e sektorit të banimit në ekonominë më të madhe në botë ka humbur ‘vrull’, ndërsa investitorët vlerësuan fitimet që rezultuan më positive se sa ishte parashikuar nga Apple Inc dhe Facebook Inc.
Indeksi MSCI Asia Pacific humbi 0.3 për qind në 138.5 në Tokio, me nëntë nga 10 grupet e industries në tregues që ranë. Kontratat e së ardhmes për Indeksin Standard & Poor’s 500 Index avancuan 0.3 për qind teksa investitorët vlerësuan perspektivën mbi të ardhurat e korporatave. Nga 159 anëtarët e indekseve që kanë raportuar rezultate këtë sezon 54 për qind kanë dalë jashtë parashikimeve të analistëve mbi të ardhurat, tregojnë të dhënat e përpiluara nga Bloomberg.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.