Zyrtarë të Bankës Qendrore Evropiane kërkojnë të shohin prova nëse kartëmonedhat e euros lehtësojnë veprimtarinë kriminale në vend që të mbështeten në pohime të paprovuara, tha anëtari i Bordit Ekzekutiv Yves Mersch.
‘Ka policë të cilët kanë shprehir opinione mbi këtë çështje, dhe edhe në G-20’, deklaroi Mersch për gazetarët dje në Cyrih. ‘Unë do të jem shumë i lumtur nëse BQE do të sigurojë ndonjë dëshmi të argumentuar.’
Mersch foli disa ditë pasi Presidenti i BQE Mario Draghi u tha ligjvënësve europianë se institucioni po rishqyrton politikat e tij në emetimin e kartmonedhave prej 500-euro (560 dollarë). Praktika ka shqetësuar zyrtarët e zbatimit të ligjit në rajon për vite me rradhë, dhe ish hartuesi i politikave të Bankës së Anglisë Charles Goodhart, autoritet mbi ofertën e parasë, e përshkroi atë vitin e kaluar si ‘të paturp’.
Në diskutimet me zyrtarët europianë për zbatimin e ligjit, ‘ka qenë gjithmonë njësoj,’ tha Mersch. ‘Ne thamë: Këto janë pohime. Ne do të donim që kjo të konfirmohej me prova në mënyrë që të ndërmarrim veprimet e duhura.’