Mëngjesi i kësaj të hëne ka qenë pozitiv edhe për çmimet në tregun e naftës së papërpunuar, të cilat shënuar rritje duke lënë pas një dollar të dobësuar.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 48 cent, duke u tregtuar me 49.65 dollarë për fuçi.
Edhe treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane shënuan një rritje prej 55 cent, duke u tregtuar me 48.53 dollarë për fuçi.
Por derisa “Brexit” të përfundojë, për të gjitha tregjet financiare, kjo javë do të jetë disi nervoze dhe me lëvizje të shumta.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.