Indeksi i kontratave të së ardhmes të aksioneve evropiane ra, duke sinjalizuar se kapitalet do të bien nga niveli më i lartë prej një muaji.
Kontratat e së ardhmes për indeksin Euro Stoxx 50 që përfundojnë në qershor humbën 0.4 për qind në 3,661 në Londër. Indeksi Stoxx Europe 600 u rrit 1.3 për qind dje, duke u rigjallëruar nga rënia tre-ditore, pasi Greqia tha se do të fillojë përgatitjen e akordit dhe se marrëveshja me kreditorët është në prag.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.