Vitet e fundit, kemi parë shumë orë inteligjente të dalin në treg, por Carah është një pajisje wearable me karakteristika unike. Ora inteligjente, e krijuar nga kompania koreanojugore DNX, bën dallim për shkak të nivelit së sigurisë që ofron.
Në pamje të parë, Carah duket një orë krejt normale për femra. Kjo pajisje është realizuar me materiale me cilësi të mirë dhe ka një dizajn elegant.
Ora është e përbërë prej çeliku inoks 316, ndërsa rripi është prej lëkure. Ajo ka edhe shumë funksione që janë të pranishme në pjesën më të madhe të orëve inteligjente, të cilat aktivizohen duke shtypur butonin.
Carah ka një karakteristikë unike – sirena e sigurisë, që ndizet shumë shpejt duke mbuluar orën me dorën tuaj. Kur sirena aktivizohet, ora inteligjente, nëpërmjet një mesazhi u dërgon miqve dhe njerëzve të afërt pozicionin tuaj.
Karakteristikat
Me Carah ju mund të kontrolloni kamerën e përparme, një funksion komod për të shkrepur selfie – mjaft të shtypni butonin. Ashtu si pjesa më e madhe e fitness tracker, nëpërmjet orës inteligjente të kompanisë DNX ju mund të kontrolloni kaloritë e djegura dhe numrin e kilometrave që keni përshkuar.
Carah është e pajisur me ndërlidhjen Bluetooth që shërben për të lidhur orën inteligjente me smartphone. Një rol të rëndësishëm luan aplikacioni i dedikuar që ju lejon të komandoni orën inteligjente.
Si funksionon
Për të aktivizuar funksionet inteligjente të Carah është e nevojshme të shtypni butonin. Në ndryshim nga orët inteligjente tradicionale, Carah nuk ka një ekran touch, por një sistem “mekanik”. Për të aktivizuar sirenën është e nevojshme të mbuloni orën me dorë për dy sekonda.
Nëse ju klikoni dy herë orën 12, pajisja nis të regjistrojë. Nëse shtypni numrin 3, wearable do të nisë nëpërmjet një mesazhi, pozicionin tuaj.
Duke klikuar numrin 6 të orës, smartphone do të nis të tingëllojë, ndërsa duke klikuar numrin 9, ju mund të aktivizoni timer në telefonin tuaj.
Data e daljes në treg
Për të financuar orën inteligjente Carah, kompania koreanojugore, është duke zhvilluar një fushatë për mbledhje fondesh në platformën Kickstarter. Për të nisur prodhimin e pajisjes në masë, DNX shpreson të mbledhë të paktën 20 mijë dollarë. Orët e para inteligjente mendohet se do të dalin në janar të vitit 2018.